Kreu i Autoritet Kombëtar Italiane të Antikorrupsionit, Raffaele Cantone do të nisë sot një vizitë dy ditore në Tiranë. Fillimisht, zyrtari italian u takua me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Pas takimit, Cantone u shpreh se Shqipëria po bën shumë gjëra nga ana ligjislative.
“Do mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria po ben hapa të mëdha”.
Ministrja e Drejtësisë Etilada Gjonaj, e cila përfundoi takimin me Presidentin e Antikorrupsionit të Italisë, z.Raffaele Cantone, deklaroi se kanë bërë një marrëvehsje për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke filluar që nga shkëmbimi i eksperiencave dhe trajnimi i ekspertëve shqiptarë në Itali për çështjet e korrupsionit.
/AlpeNews.al/


