• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ANTIBIOTIKËT PO NA BËJNË KEQ”/ Studimi: Ndikim në mikrobiomën e trupit tonë deri 8 vite pas përdorimit
Home
Shëndet

“ANTIBIOTIKËT PO NA BËJNË KEQ”/ Studimi: Ndikim në mikrobiomën e trupit tonë deri 8 vite pas përdorimit

22 March, 2026 s.autor Shëndet

Antibiotiket rekomandohen nga mjekët për të luftuar bakteriet e këqija që rrezikojnë shëndetin e njerëzve. Por për shkak të veprimit të tyre të fuqishëm antimikrobik, ato luftojnë edhe bakteriet e mira që gjenden në zorrët e njeriut.

Për pasojë, antibiotikët shkatërrojnë mikrobiomen intestinale edhe pas shumë vitesh nga konsumimi i tyre. Madje, është parë që edhe një kurë e vetme me antibiotikë mund të ketë efekte afatgjata. Të paktën këtë referon një studim i bërë nga Universiteti i Upsalas në Suedi, që është publikuar në Nature Medicine. Shkencëtarët kanë dashur të studiojnë më detaje efektin e këtyre barnave thelbësore për trajtimin e infeksioneve të rënda, duke u përqendruar në komunitetin bakterial të zorrëve, që njihet si mikrobioma.

Më herët, studime epidemiologjike kanë gjetur lidhje midis përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe rritjes së rrezikut të disa sëmundjeve, si diabeti i tipit 2 dhe infeksionet gastrointestinale. Rezultatet e studimit të universitetit suedez tregojnë se disa lloje antibiotikësh mund të shkaktojnë ndryshime të mikrobiomës që zgjasin nga 4 deri në 8 vite pas trajtimit. Sipas autorëve të këtij studimi, është parë që edhe një kurë vetëm me disa antibiotikë mund të lërë gjurmë afatgjata në mikrobiomen e zorrëve.

Antibiotikët janë të rëndësishëm në trajtimin e disa infeksioneve serioze, por gjithmonë duhen marrë sipas rekomandimit të mjekut. Ky studim analizoi të dhënat në afro 15 mijë persona, duke krahasuar mikrobiomen tek ata që kishin marrë antibiotikë dhe ata që nuk kishin përdorur, dhe efekti i tyre ndryshon edhe sipas llojit të antibiotikut.

Ndryshime më të forta u panë me klindamicinën, fluorokinolonet dhe flucloxacilinen. Ndërsa penicilina V, një nga antibiotikët më të përdorur, kishte efekte më të vogla dhe afatshkurtra

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR KORRUPSION E KRIME LUFTE/ Trump sulmon presidentin izraelit: Herzog është gënjeshtar, nuk e fali asnjëherë Netanyahun
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen 2 makina, dy viktima dhe një i plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT