Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit ku ka përcjellë akuza të forta.
Ai tha se “Njerëz të paguar nga krimi i organizuar po bëjnë avokatin e krimit të organizuar në studiot televizive”.
“Kemi tronditur krimin e organizuar në palc me ofensinvën e krimit të organizuar. E di shumë mire. Janë investuar për të krijuar sa më shumë keqkuptime e mjegull. E di shumë mirë që në studio televizive ka njerëz të paguar nga krimi i organizuar për të bërë avokatin”
Kjo që po bëhet sot nuk bëhej dot dje. Kujt tia çonim ne ligjin special dhe dosjet e pasurive të deklaruara të këtyre xhagajdurëve që mirë që morën peng e vranë njerëz, shkatërruan jetë vajzash dhe lundruan mbi drogë, morën peng përmes xhagajdurëve të politikës dhe debatin politik në Shqipëri duke e kthyer në një debat skandaloz, të ulët dhe të poshtër, pa pikën e lidhjes për arsyen pse jemi këtu me fjalët: krimi, krimi,vrasës, vrasës, dhe duke zhytur përmes këtij debate politikën në nivelin më të ulët.”


