• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTI-INFORMALITETI/ Mbyllen kantiet e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit
Home
Breaking News

ANTI-INFORMALITETI/ Mbyllen kantiet e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit

4 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj teksa mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Drejtori i Inspektoratit, Arben Seferi deklaroi se kanteri i pallatit shumëkatësh do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit të punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë. “Sa kemi mbaruar një proces inspektimi në të cilën kemi verifikuar shmangien në ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke bërë pezullimin dhe mbylljen e kantierit të ndërtimit deri në marrjen e masave për normalizimn e të gjithë procesit“.

Kontrollet sipas ministres në shtator do të shtrihen në të gjithë vendin për të luftuar punën në të zezë, por edhe shmangien e aksidenteve. “Një fokus i veçantë po realizohet edhe nga inspektorati i punës në atë që eliminon aksidentet në punë. 30% e punonjës janë të paregjistruar në sektorin e punës, ne duhet ti vendosim fre këtij informaliteti. Gjobat janë 0-50 fish e rrogës bazë, por ky nuk është objektivi jonë.Procesi do të vijojë i fokusuar muajin shtator te firmat e ndërtimit për të eliminuar sidomos aksidentet në punë. Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me bashkitë të na vendosin në dijeni që t’u paraprijmë masave” tha ajo.

 

Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët. “Cilësia e inspektimeve nuk është e duhura, pasi kur shkon për inspektim një grup i dytë gjetjet janë të ndryshme, por ne nuk mund të kemi dy qasje. Nëse inspektojmë një kompani dhe më pas kuptojmë që para një viti ka ndodhur një inspektim dhe asnjë nga këto gjetje nuk është konstatuar do të thotë se dicka ka shkuar gabim. Pse është lejuar? Ose ka probleme operacionale ose integriteti” theksoi Denaj. Në fund ministrja u shpreh se në ndihmë për aksionin ‘na ka ardhur aplikacioni stop informalitetit ku kemi 12 mijë denoncime“

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'BREXIT"/ Kryeministri britanik e humb shumicën në parlament
Previous article ITALIA NË ALARM/ Dëmtohen 3 futbollistë të rëndësishëm, Mancini gjen zëvendësuesit

k.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT