Të dhënat se gjithnjë e më pak të rinj janë të predispozuar për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë, ka rritur shqetësimet e autoriteteve në Kinë.
Sipas tyre, shkak janë politikat e ndjekur nga vendi prej vitesh, për të ulur numrin e popullsisë, por jo vetëm.
Sipas sociologëve vendas, kjo vjen edhe si pasojë e ndryshimit të qëndrimeve për martesën, veçanërisht midis grave të reja.
Kjo për faktin se ato zhgënjehen prej pabarazisë gjinore, ku gratë në martesë duhet t’u nënshtrohen rregullave patriarkale.
Ky problem duket më se është më i madh në Pekin, që mund të shkaktojë një krizë të afërt të popullsisë dhe mund të sjellë probleme të rënda në stabilitetin ekonomik dhe shoqëror.


