• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ankesat në grupin e PS/ Balla: Ministrat në shërbim të deputetëve
Home
Shqipëri

Ankesat në grupin e PS/ Balla: Ministrat në shërbim të deputetëve

31 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar Socialist i është rikthyer diskutimeve dhe ankesave të deputetëve sapo është mbyllur kamera e ERTV që transmetoi live fjalën e Kryeministrit Rama. Problematike, sipas deputetëve që morën fjalën, është marrëdhënia e ministrave me deputetët, veçanërisht tani që diskutohet projektbuxheti i vitit 2018 dhe që sipas tyre, nuk ka pasur konsultime për prioritetet e investimeve në zonat e tyre, shkruan Panorama.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të ketë diferencime te drejtorët e shkollave që kanë dalë me rezultate të dobëta në testim, për shkak se një pjesë e mirë e tyre kanë mbështetur partinë socialiste. Por, mësohet se Kryeministri Rama ka qenë i prerë për të mos bërë asnjë tolerim mbi bazë tesere partie, por të mbajë në punë ata drejtorë që kanë kaluar testimin.

Rama u ka bërë apel deputetëve që të mos ndërhyjnë pranë ministrave apo drejtorëve të mëdhenj që të punësojnë marangozë për t’u bërë drejtues apo shefa të mëdhenj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, është shprehur se marrëveshja e mirëkuptimit mes deputetëve dhe ministrave ka nisur të zbatohet, ndërsa ministrat do të nisin takimet e tyre sektoriale me deputetët për projektbuxhetin e ri, raporton Panorama. 

“Në lidhje me Marrëveshjen e Mirëkuptimit, ajo do të zbatohet, ashtu siç është miratuar. Mjafton të bëjmë kërkesë, dhe ministrin do ta kemi në dispozicion për çdo problematikë, madje edhe Kryeministrin. Ne kemi rënë dakord që ministrat do të dalin në çdo qark në takime me administratën, deputetët, por dhe zgjedhësit për problematikat. Kjo ka filluar të ndodhë, po ashtu dhe Kryeministri. Që nesër do të nisin takimet sektoriale për buxhetin, ku aty, sipas zonave, deputetët mund të ngrenë pretendimet e tyre në lidhje me buxhetin. Në lidhje me çështjen e drejtorëve të shkollave, Kryeministri e tha në Vlorë që do të shkarkohen 300 drejtorë shkollash”, u shpreh Balla ne mbledhjen e grupit.

Sipas tij “Testimet janë bërë, dhe mbi bazën e rezultateve, do të vendosen edhe njerëzit aty ku e meritojnë. Por ne nuk mund të bëjmë diferencime për të mbajtur në punë drejtorë, që në testim kanë dalë me rezultate më të ulëta se mësuesit e shkollës ku ata drejtojnë. Këtu, besoj se biem të gjithë dakord, që cilësia e shkollës nuk duhet të jetë ajo që është aktualisht dhe qytetarët presin shumë nga ne. Mimi Kodheli: Personalisht, mbështes me gjithë fuqinë këtë reformë në arsim, e cila do t’i japë secilit atë që meriton. Nuk mund të lemë të drejtojnë shkollat njerëz që nuk e meritojnë, kur mësuesit që ata drejtojnë, dalin me rezultate më të larta se ata, sepse pastaj dihet se si drejtohet një shkollë, në kushte kur drejtuesi i saj është më pak i kualifikuar se mësuesit e tij. Me këtë duhet të biem të gjithë dakord, pa pasur parasysh emrat e përveçëm dhe kontributet partiake të tyre”.

Mësohet se kreu i grupit ka thirrur në zyrën e tij deputetin Ndreu dhe ministrin e Financave Ahmetaj për të sqaruar çështjen e konsultimit të ministrave me grupin parlamentar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shikoni çfarë perle fshihet në Funar të Elbasanit (Foto)
Previous article SAMSUNG një 'perandori', 109 mln dollarë fitime në ditë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT