• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANIJA “LIBRA” NISET NGA ITALIA DREJT SHQIPËRISË/ Tetë emigrantë pritet të mbërrijnë në qendrat e ndalimit
Home
Aktualitet
Kronikë

ANIJA “LIBRA” NISET NGA ITALIA DREJT SHQIPËRISË/ Tetë emigrantë pritet të mbërrijnë në qendrat e ndalimit

6 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Anija italiane ‘Libra’, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në lundrim me 8 emigrantë drejt vendit ballkanik, konfirmuan burime nga Italia.

Anija u nis natën e kaluar me destinacion Shqipërinë dhe pritet të mbërrijë të enjten ose të premten, në varësi të kushteve të motit, sipas të njëjtave burime, raporton korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda.

Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë – burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

Hera e parë që Meloni e vuri në zbatim këtë strategji ishte më 16 tetor, por dështoi: anija transportoi vetëm 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga të cilët 4 duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose “të cenueshëm”.

Shumë shpejt pas kësaj, edhe të dymbëdhjetët e mbetur u desh të largoheshin nga Shqipëria dhe të ktheheshin në Itali sepse një Gjykatë në Romë vendosi që as Egjipti dhe as Bangladeshi nuk mund të konsideroheshin “vende të sigurta”, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës së Bashkimit Evropian.

Kjo shkaktoi një përplasje të fortë mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të cilit Qeveria iu përgjigj duke blinduar me ligj listën e “vendeve të sigurta” dhe duke mbajtur në të Egjiptin dhe Bangladeshin.

Duke qenë se operacioni i parë i ndërmarrë më 16 tetor ngjalli shumë reagime, ky operacion i ri po kryhet me diskrecion maksimal.

Meloni insiston të vazhdojë me këtë plan, i cili në fillim kishte ngjallur interes të madh te partnerët e saj komunitarë, por që tani po përballet me kërcënime nga vendimet e përsëritura të disa gjykatave italiane.

Të hënën, Gjykata e Katanias (jug), ashtu si ajo e Romës, anuloi arrestin e një egjiptiani thonë burime duke mbajtur qëndrimin se Egjipti nuk është një vend i sigurt dhe kështu duke kundërshtuar ligjin qeveritar, ndërsa Gjykata e Bolonjës (veri) iu drejtua drejtësisë evropiane për të vlerësuar legjitimitetin e këtij protokolli për emigracionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHENJË FALENDERIMI..."/ Rama pret në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, vesh tunikën dhuratë nga Princi i Kurorës
Previous article ZYRTARE/ Shkarkuan Shkëmbin, Tirana emëron në stol Gugash Maganin! Rikthim te bardheblutë pas 9 vitesh

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT