• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ANËTARËT NË ÇDO NJËSI PO BASHKOHEN ME PS”/ Veliaj: Partia e Metës me partinë e Saliut gropë në çdo sondazh
Home
Politikë

“ANËTARËT NË ÇDO NJËSI PO BASHKOHEN ME PS”/ Veliaj: Partia e Metës me partinë e Saliut gropë në çdo sondazh

27 February, 2021 s.autor Politikë

Braktisja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga anëtarët, por dhe drejtuesit e rëndësishëm të kësaj partie, për t’u rikthyer në familjen e madhe socialiste është tashmë një fenomen në çdo njësi të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun, mori shembullin e Laprakës, ku u takua edhe me të rinj të sapoanëtarësuar në Partinë Socialiste, për të treguar se bashkimi është garanci për fitoren dhe që vendi të ecë akoma më shumë përpara.

“Unë besoj fort që në Laprakë, ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 8, ku LSI është bashkuar me ne, në Zall Herr ku LSI është bashkuar me ne, në Farkë ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 2 me Elez Gjozën, ku LSI është bashkuar me ne, do kemi rezultatin më të mirë dhe do provojmë që kur njerëzit bëhen bashkë, si një familje, mendojnë për njëri-tjetrin, qe të gjithë te ecim përpara,” tha Veliaj, duke shtuar se nuk janë anëtarët që e braktisën LSI-në, por ishte lidershipi i LSI që braktisi parimet dhe të majtën.

“Ne kishim një kontratë. Ishim në një marrëveshje. E majta e gjitha ishte e bashkuar. Nuk kishte shans të vinte kurrë më në pushtet koalicioni i mykut, i tarracave që pikonin, i çerdheve si mos më keq, i hapësirave e këndeve të zaptuara. Por kur ti tradhton të majtën dhe thua: “t‘i marr votat si i majtë dhe pastaj t’ia çoj tek prehri i Saliut”, kjo është tradhti,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe sondazhet e rendisin tashmë PD-LSI si koalicionin e humbësve. “Pas koalicionit, janë edhe më gropë në sondazhe, se është koalicion i humbësve,” u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET KLASIKJA, SPEKTAKËL NË "LORO BORIÇI"/ Penallti dhe goditje dënimi, dy gola për gjashtë minuta
Previous article "KUR NJË ÇIFT NDAHET PARTNERËT JANË..."/ Romeo u lidh me Aleksian pas ndarjes, Jonida Maliqi ka dy fjalë për ta (FOTO+VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT