• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANËTARËT E BORDIT TË UNIVERSITETIT SHPËRBLEJNË VETEN/ Zbulohen abuzimet me fondet. Nga paratë e studentëve…
Home
Sociale

ANËTARËT E BORDIT TË UNIVERSITETIT SHPËRBLEJNË VETEN/ Zbulohen abuzimet me fondet. Nga paratë e studentëve…

22 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë firmozur e vulosur shpërblime për veten.

Një gjë e tillë është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka konstatuar shkelje e abuzime të mëdha me fondet, duke nisur nga paratë e studentëve.

Kështu, në raportin e auditimit për vitet 2016-2017 administrata e këtij Universiteti ka abuzuar me paratë e studentëve, tenderat, naftën, dietat etj.

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit, kanë shpërblyer veten me nga 35 mijë lekë, ndërsa kryetari i bordit me 40 mijë lekë.

Ky shpërblim rezulton në konflikt interesi, sepse bordi vetë ka vendosur dhe vetë ka vulosur për pagesat e përfituara.

Abuzim është vlerësuar edhe blerja e 99.984 litrave karburant pa e justifikuar me dokumentacion. Sipas KLSH-së, nuk ka asnjë dokumentacion që të justifikojë shumën prej 727.500 lekë për blerjen e 1164 librave. Sipas raportit të KLSH, Administrata e Universitetit të Korçës ka abuzuar edhe me udhëtimet jashtë vendit si dhe pritjet e përcjelljet. Dëmi ekonomik nga përllogaritja e gabuar e dietave për udhëtime jashtë shtetit vlerësohet 32.671 lekë.

Shkelje janë konstatuar nga KLSH edhe në respektimin e kuotave financiare të pritjeve dhe përcjelljeve zyrtare me rastin e 45 vjetorit të Universitetit. Abuzimet e tjera lidhen me blerjen e 272 copë bojëra printerësh dhe fotokopjesh, të nxjera jashtë përdorimit si ‘janë tharë’ në vlerën 1.371.491 lekë. Raporti I auditimit të KLSH konkludon se Universiteti i Korçës në disa tendera nuk ka zbatuar dhe respektuar detyrimet ligjore.

Gjithashtu KLSH konstaton si abuziv tenderin e rikonstruksionit të godinës së ish konviktit të Shkollës Mekanike e kthyer në selinë e Rektoratit të Universitetit.

Çështja e universiteveve, bordeve drejtuese, anëtarëve të tyre e sidomos menaxhimi i parave shtetërore, është çështja më e nxehtë e momentit, që prej tre javësh kur studentët, u ngritën në protestë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MAHNITSHME/ Modelja e njohuir pozon TOPLESS në moshën 48 vjeçare (FOTO)
Previous article Burnley ngushton rezultatin, shënoi golin Ashely Barnes (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT