Teksa po fliste për fuqinë e medias në perceptimin e të vërtetës, Rama iu kërkoi të rinjve t’i bënin like faqes së tij në Facebook, si edhe faqes së PS, ku nuk harroi të shkëmbejë batuta me ta.
Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer batutave gjatë takimit që zhvilloi me të rinj dhe anëtarë të PS tek Akademia e Arteve.
Teksa po fliste për fuqinë e medias në perceptimin e të vërtetës, Rama iu kërkoi të rinjve t’i bënin like faqes së tij në Faceook, si edhe të shpërndanin postimin e tij të fundit që lidhet me nismën e qeverisë për bonuset për lindjet e fëmijëve.
Rama me të rinjtë:
Fjala vjen, unë do isha shumë mirënjohës nëse të gjithë ju, të nxirrnit telefonat nga xhepi, të gjithë ju, përveç ndonjërit që e ka nxjerrë tashmë dhe shkruan SMS: “Shpirti, zemra unë erdha, sa të mbarojë ky i gjati”. Përveç atij qerosit që e ka nxjerrë telefonin aty. Shkoni tek faqja ime dhe bëni share.
(I drejtohet njërit prej të rinjve): ‘Po kursen ti mo? Aha kurseke ti…’
Të rinjtë qeshin.


