Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë në një organizim të Partisë Socialiste te Amfiteatri në Tiranë.
Në fjalën e tij përpara socialistëve, Rama ka folur dhe për akuzat e Partisë Demokratike ndaj oligarkëve, duke u shprehur se kur ata punojnë për vendin quhen oligarkë, ndërsa kur shkundin xhepat për kunetërit e tyre, jo.
“Nuk i duan ata që i quajnë oligarkë kur punojnë për vendin, ndërkohë kur shkundin xhepat për kunetërit e tyre nuk i sulmojnë”, ka thënë Kryeministri ndër të tjera.


