Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka shpërthyer ndaj gazetarëve në konferencën për media para ndeshjes me Bournemouth, ku u pyet për mundësin që Carlo Ancelotti të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës”.
“Kanë filluar të thuhen shumë budallallëqe në lidhje me mua dhe Chelsean, por na kanë ndodhur edhe më para gjëra të tilla”, u përgjigj Conte.
“Ka nga ata që duan të krijojnë probleme mes meje dhe futbollistëve, por po ju them që kjo është një mungesë totale respekti. Po i mbushni gazetat me lajme pa sens”, theksoi Conte.