• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Konkursi për drejtor në spitale/ Kushtet që duhet të plotësoni dhe datat e testimit
Home
Aktualitet

Konkursi për drejtor në spitale/ Kushtet që duhet të plotësoni dhe datat e testimit

28 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Spitalet universitare, rajonale dhe ato bashkiake do të kenë drejtuesit e tyre të rinj. Sikundër ishte paralajmëruar, dje u zhvillua provimi me shkrim për përzgjedhjen e fituesve. Në fazën e dytë të konkursit garuan 75 kandidatë, nga të cilët 53 për 11 spitalet Rajonale dhe 22 për 5 spitalet universitare. Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kandidatët do të kalojnë në tre faza testimi.

“Kishim 84 aplikime në fazën e parë ku u konkurua me dosje, me kritere tashmë të shpallura, ku përfshihet edhe eksperienca në punë. Nga 84 aplikues, 75 e kanë kaluar fazën e parë dhe testohen sot me shkrim. Më pas, do të konkurohet në fazën e tretë, atë të provimit me gojë, me një komision tashmë të ngritur Adhoc, të përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor”, tha Manastirliu e cila e cilësoi këtë praktikë një model të ri që do të zhvillohet mbi bazë transparence dhe merite e që nuk do të ketë kthim pas.

Pas kësaj faze, në datat 1, 2 dhe 3 Nëntor do të zhvillohet testimi me gojë, me një komision të posaçëm. Me përfundimin e fazes së tretë, do të bëhet klasifikimi në bazë të pikëve të mbedhura në secilën fazë, për të shpallur 16 drejtuesit e rinj të spitaleve.

Me herët, përmes një udhëzimi, janë përcaktuar edhe procedurat e përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit të drejtuesve të rinjë. Dosja e secilit prej aplikantëve do të vlersohet me 20 pikë, ndërsa peshën më të madhe do ta ketë testimi me gojë që do të vlerësohet me 50 pikë përkundrejt 30 pikëve që do të vlerësohet ai me shkrim.

“Kandidati për pozicionin “Drejtor” duhet të plotësojë kërkesat e më- poshtme: Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim, të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit si edhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale”, specifikohet në udhëzim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ancelotti tek Chelsea/ Conte: Po i mbushni gazetat me lajme pa sens
Previous article Mos hiqni çadrat nga çanta

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT