• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZË/ A po hyn lufta Rusi-Ukrainë në një fazë më të rrezikshme përshkallëzimi?
Home
Nderkombetare

ANALIZË/ A po hyn lufta Rusi-Ukrainë në një fazë më të rrezikshme përshkallëzimi?

29 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin duket i gatshëm të përshkallëzojë luftën në Ukrainë, mes një bllokimi në fushëbetejë dhe rritjes së pakënaqësisë nga lufta në shoqërinë ruse, sipas analizave të fundit, raportoi “Reuters”.

Sipas vlerësimeve, Kremlini po synon të ndryshojë narrativën e konfliktit përmes intensifikimit të sulmeve ajrore ndaj Kievit, me qëllim forcimin e mbështetjes së brendshme dhe bindjen e opinionit publik se Rusia po fiton luftën, e cila tashmë ndodhet në vitin e pestë.

Paralajmërimet ruse për kryerjen e sulmeve “të vazhdueshme dhe sistematike” me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, si dhe thirrjet për evakuimin e ambasadave të huaja nga Kievi, konsiderohen sinjale për zgjerimin e ofensivës, pavarësisht kostove të larta dhe reagimeve ndërkombëtare.

Manovrat masive të forcave bërthamore ruse dhe deklaratat e ashpra ndaj aleatëve evropianë të Ukrainës kanë theksuar, sipas analistëve, synimin e Moskës për të rritur presionin ushtarak.

 

Në fushëbetejë, avancimet ruse përgjatë frontit mbi 1,000 kilometra kanë ngecur, ndërsa forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme dhe kanë rimarrë disa territore.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington, vlerëson se karakteri i luftës po ndryshon në favor të Ukrainës, të paktën për momentin.

Bllokimi në front, shihet si një pengesë për objektivat e deklaruara të Moskës, për marrjen e rajonit të Donetskut, ndërsa Ukraina ka intensifikuar sulmet me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve ushtarake ruse.

Sipas analistëve, lufta po ndikon gjithashtu në ekonominë ruse, e cila përballet me ngadalësim të rritjes, rritje taksash dhe presion mbi buxhetin shtetëror, ndërsa sektori civil po tregon shenja të ngadalësimit të zhvillimit, për shkak të përparësisë së industrisë ushtarake.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se vështirësitë në rekrutimin e ushtarëve dhe rritja e humbjeve mund ta detyrojnë Kremlinin, të rrisë mobilizimin e burimeve njerëzore dhe materiale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE NË SARANDË PËR VENDET E MJETEVE UJORE/ Plas sherri në Këshillin Bashkia
Previous article E FRIKSHME/ Automjeti me shpejtësi tej normave del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Gramsh

s.autor

Postime të ngjashme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT