• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Analizat dhe ekzaminimet që do të përfitoni falas nëse dhuroni gjak
Home
Shëndet

Analizat dhe ekzaminimet që do të përfitoni falas nëse dhuroni gjak

4 November, 2017 Klea.XH Shëndet

Cilido person që paraqitet të dhurojë gjak në mënyrë vullnetare mund të kryejë një sërë testimesh dhe ekzaminimesh rreth gjendjes së tij shëndetësore. Përballë alarmit dhe krizës së mungesës së gjakut që raportohet në spitalet shqiptare, strukturat e shëndetit publik synojnë që të shtojnë dhurimet vullnetare nën moton “Gjak i sigurt për të shpëtuar nënat”

dhurim gjakuKush mund të dhurojë gjak

Në mënyrë vullnetare gjak mund të dhurojë çdo individ që gëzon shëndet të mirë, që peshon 50 kg e më shumë, si dhe i përket moshës 18-60 vjeç. Pjesë e kategorive që nuk mund të dhurojnë asnjëherë gjak rezultojnë të jenë pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata me sëmundje infektive si (hepatit viral, hiv, sifiliz), ata që kanë kryer transplante, pacientët që janë me diabet insulinovartës, pacientët me sëmundje tumorale, me epilepsi, përdoruesit e alkoolit dhe drogave, ata që kanë sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi.

Specialistët e shëndetit sqarojnë më tej se përjashtim të përkohshëm nga e drejta për të dhuruar përbëjnë qytetarët që “kanë marrë antibiotik ose sapo kanë mbaruar kurën 7 ditore me antibiotikë, ata që kanë kollë dhe dhimbje fyti, ata që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale brenda vitit, gratë gjatë shtatzënisë dhe një vit pasi kanë lindur, si dhe gjatë ciklit menstrual, personat që kanë bërë tatuazhe apo pirsing në 4 muajt e fundit. Njëkohësisht të përjashtuar përkohësisht janë edhe personat që kanë marrë transfuzione gjaku gjatë një trajtimi mjekësor apo ndërhyrjeje kirurgjike, ata që kanë kryer një vaksinë, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale të rastësishme, ata që kanë alergji të ndryshme në fazën akute, si dhe personat që kanë kryer ekzaminime endoskopike”.

Sa shpesh mund të dhurojmë gjak?

Të rinjtë që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe peshojnë 50 kg dhurojnë 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj (me miratimin e prindërve). Burrat mund të dhurojnë 4 herë gjak gjatë një viti, me një diferencë prej 12 javësh midis dy dhurimeve të gjakut. Gratë në moshën e pjellorisë këshillohet të dhurojnë gjak 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj. Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin dhurues është 450ml (±10%). Marrja e gjakut zgjat rreth 5 deri 8 min dhe kryhet me materiale mjekësore sterile dhe njëpërdorimshme. Sasia e gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda pak orëve, ndërsa duhen rreth 20 ditë që të rifitohet numri normal i qelizave.

dhurim i gjakutÇfarë duhet bërë para dhe pasi dhurohet gjak?

Ditën që do të dhuroni gjak, hani një mëngjes të lehtë dhe pini sa më shumë lëngje, si para ashtu edhe pas dhurimit të gjakut. Këshillohet të mos përdoren pije alkoolike dhe duhan. Mos kryeni aktivitete fizike të forta. Përpara dhurimit të gjakut, mjeku do të bëjë kontrollin dhe vlerësimin klinik të dhuruesit (peshën, rrahjet e zemrës, tensionin, hemoglobinën) dhe do të kryejë një bashkëbisedim të shkurtër me qëllim përpilimin e një pyetësori, gjë që përcakton aftësinë dhe pranimin për dhurim të gjakut.

Çdo dhurues gjaku përfiton këto analiza:

  • Gjak komplet
  • Transaminazat ALT
  • Konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh
  • Testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz dhe Citomegalovirus (CMV)

Dhuruesit e rregullt kryejnë edhe disa ekzaminime shtesë si:

  • Glicemia
  • Kreatinemia
  • Proteinemia
  • Kolesterolemia
  • Trigliceridemia
  • Feritinemia
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç'ndodh nëse më mpihen duart dhe më merren mendtë?
Previous article Policia ndalon dy tifozë të Tiranës (FOTO)

Klea.XH

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT