• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Si mund të aktivizohen obligimet e NATO-s për mbrojtje nga lufta në Ukrainë
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Si mund të aktivizohen obligimet e NATO-s për mbrojtje nga lufta në Ukrainë

16 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Një shpërthim vdekjeprurës e goditi Poloninë, që është anëtare e NATO-s, afër kufirit me Ukrainën të martën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj thanë se janë duke hetuar lidhur me raportimet e pakonfirmuara se ky shpërthim u shkaktua nga raketa ruse që kishin shënjestër Ukrainën.

NATOKy shpërthim, për të cilin zjarrfikësit thanë se i vrau dy persona, rriti shqetësimet se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shndërrohet në një konflikt më të gjerë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se nuk janë përgjegjës për shpërthimin.

Nëse vendoset se Moska është fajtore për këtë shpërthim, principi i NATO-s për mbrojtje të përbashkët, i njohur si Neni 5, mund të aktivizohet. Sipas këtij neni, sulmet ndaj njërit nga vendet anëtare të aleancës perëndimore vlerësohen si sulm ndaj të gjithëve, duke nisur kështu diskutime për një përgjigje potenciale ushtarake.

Më poshtë mund ta lexoni një sqarim për Nenin 5 të Traktatit të NATO-s:

Çka është Neni 5?

Neni 5 është gurthemeli i traktatit themelues të NATO-s, që u krijua më 1949 me ushtrinë amerikane si shtyllën e saj kryesore, për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij të bllokut lindor gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky nen përcakton se “palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”.

“Ata pajtohen se, nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secili prej tyre, duke ushtruar të drejtën e mbrojtjes individuale apo kolektive të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do t’i ndihmojë palës apo palëve të sulmuara duke ndërmarrë menjëherë, individualisht ose bashkë me palët e tjera, veprime të atilla që cilësohen të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcave të armatosura, për të restauruar apo ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut Verior”, thuhet në këtë traktat.

Si mund ta aktivizojë Nenin 5 lufta në Ukrainë?

Meqë Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, pushtimi i Rusisë që nisi në shkurt nuk e aktivizoi Nenin 5, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera anëtare të NATO-s i dhanë Kievit ndihmë ushtarake dhe diplomatike.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar që një kohë të gjatë për mundësinë që konflikti të kalojë përtej kufijve të Ukrainës në kufirin lindor të NATO-s, që do të mund t’i detyronte aleatët të përgjigjen ushtarakisht.

Veprime të tilla nga Rusia, qoftë të qëllimshme apo aksidentale, e kanë rritur rrezikun e zgjerimit të luftës duke përfshirë edhe vende të tjera drejtpërdrejt në konflikt.

A bëhet aktivizimi i Nenit 5 automatikisht?

Jo. Pas një sulmi në një vend anëtar të NATO-s, anëtaret e tjera takohen për të vendosur nëse do ta vlerësojnë atë që ka ndodhur si situatë për Nenin 5.

Nuk ka ndonjë afat kohor se sa mund të zgjasin këto konsultime dhe ekspertët thonë se formulimi i Nenit 5 lë hapësire që secili vend anëtar të vendosë se çfarë masa të ndërmarrë si përgjigje nga agresionit të armatosur kundër një vendi tjetër anëtar.

A është aktivizuar më parë Neni 5?

Po. Neni 5 i Traktatit të NATO-s është aktivizuar edhe një herë më parë – për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigje ndaj sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001, në Nju Jork dhe Uashington.

Çfarë ka thënë Biden për obligimet e Nenit 5?

Përderisa insistoi që Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes të shkojnë në luftë kundër Rusisë, presidenti Joe Biden kishte thënë që nga fillimi i pushtimit rus se Uashingtoni do t’u përmbahej obligimeve të Nenit 5 për t’i mbrojtur partnerët e NATO-s.

“Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë në NATO, për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Secilën centimetër”, tha Biden në shtator.

Ai ka deklaruar më parë se nuk ka “asnjë dyshim” që administrata e tij do t’i përmbahet Nenit 5./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROJEKTI I PORTIT TË DURRËSIT DËSHTIM"/ Alibeaj i përgjigjet Ramës: Veç largimit, duhet të japësh llogari...
Previous article DJ PM I PROPOON SARAH BERISHËS? Detaji që ngjalli dyshimet (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT