• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Pandemia që na ndryshoi jetën sociale
Home
Blog

ANALIZA/ Pandemia që na ndryshoi jetën sociale

12 April, 2020 F.autor Blog, Botë, Nderkombetare

Dezinfektues gjithandej, hapësirë e ndarë me metra, ventilim dhe pajisje sigurie. Për t’u përgatitur për një mënyrë të re të ndërveprimit social, ajo që cilësohet faza 2 pas karantinës, italianëve u janë dhënë 20 ditë. Njëzet ditë për dyqanet dhe kompanitë që nga 4 maji do të rihapen. Rimëkëmbja do të jetë “graduale” dhe do të varet nga kurba e epidemisë, pra nga tendenca e R0, indeksi i infeksionit.

Disa rregulla janë përfshirë në dekretin e firmosur nga kryeministri Giuseppe Conte. Të tjera do të hartohen brenda disa ditësh nga ekspertët, të koordinuar nga komiteti teknik shkencor. Gjithmonë me rekomandimin që tashmë konsiderohet thelbësor: duhen shmangur puthjet dhe përqafimet dhe duhet ruajtur distanca rreth 1 metër midis njerëzve.

Higjiena

Zyrat dhe dyqanet do të duhet të pastrohen dy herë në ditë. Para hapjes dhe në pushimin ditor, mjediset duhet të lahen dhe dezinfektohen. Sistemet e ventilimit të lokaleve gjithashtu duhet të jenë të pastra.

Dezinfektuesit

Pajisje të mëdha në përmasa për të dezinfektuar duart duhet të vendosen në hyrje të lokaleve. Për zyrat, dezinfektues duhet të ketë detyrimisht pranë tastierave dhe ekraneve me prekje. Dyqanet dhe zyrat publike duhet të jenë të pajisura me to pranë kasave me para cash dhe pranë pajisjeve të pagesës me kartë.

Maska dhe doreza

Ata që punojnë në kontakt me njerëzit duhet të mbajnë doreza dhe maska. Të njëjtat pajisje rekomandohen në zyra dhe janë të detyrueshme kur nuk mund të garantohet distanca e sigurisë prej të paktën një metër. Dorezat njëpërdorimshe gjithashtu duhet të mbahen nga ata që blejnë ushqim dhe pije.

Orari i hapjes

Rakomandohet zgjatja e fashës kohore për të shmangur mbipopullimin. Aksesi në dyqane dhe zyra duhet të bëhet gjithnjë duke pasur parasysh sipërfaqen e ambienteve.

40 metra katrorë

Është vendosur një madhësi standarde prej 40 metrash katrorë. “Për lokale deri në dyzet metra katrorë, mund të hyjnë me radhë, vetëm një person në atë mjedis, përveç maksimumit prej dy punonjësish”. Në rastin e lokaleve më të vogla, duhet pasur parasysh që të mos ketë më shuëm se një klient dhe një punëtor, duke mbajtur distancën prej të paktën një metër.

Lokalet me sipërfaqe mbi 40 metra katrorë

Për “mjedise më të mëdha se 40 metra katrorë, hyrja rregullohet sipas hapësirave në dispozicion, duke diferencuar, kur është e mundur, dyert dyrëse dhe dalëse”.

Transporti

Kur fluksi i njerëzve është më i madh, mjetet e transportit duhet të garantojnë hyrjen e njerëzve në mënyrë që të garantojnë distancën prej të paktën një metër dhe në mënyrë që vetëm vendet ku mund të ulesh të jenë të zëna.

Parukeri dhe qendra estetike

Marrëdhënia e një punëtori me një klient duhet të garantohet. Trajtimet mund të kryhen duke ndjekur të njëjtat rregulla si laboratorët shëndetësorë dhe për këtë arsye, punëtorët duhet të mbajnë maska ​​dhe doreza.

Baret dhe restorante

Për momentin, këto lloj biznesesh mund të punojnë vetëm me dërgesat në shtëpi. Bazuar në parametrat e sigurisë së Inail, ato janë në fund të listës së rihapjeve dhe në çdo rast do të duhet të riorganizohen duke ndjekur rregullat e distancimit. Për këtë do të jetë e nevojshme të garantohet distanca të paktën një metër midis punëtorit dhe klientit në banak, ndërsa në lokalse, distanca midis tavolinave duhet të jetë së paku dy metra për të garantuar kalimin e sigurt të kamerierëve.

Rajonet

Bazuar në indeksin e ngjitjes R0, vetë rajonet ata mund t’i propozojnë qeverisë urdhra më pak kufizues për rihapjen e disa veprimtarive, por ndryshimi i masave duhet të jetë gjithnjë i dakorduar me qeverinë.

Corriere.it – Përgatiti: Gazmira Sokoli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET/ Luçiano Boçi: Rama po bën terror psikologjik, do “pushkatojë” dezertorët
Previous article "ZOTI ËSHTË DASHURI DHE ASGJË NUK ËSHTË MË E VLEFSHME..."/ Ja si i uruan VIP-at Pashkët nga karantina (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT