• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Navalny kundër Putinit – Finalja
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Navalny kundër Putinit – Finalja

17 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Aleksej Navalny kthehet në Rusi. Lufta e pabarabartë mes kritikut të Kremlinit dhe presidentit Putin do të kalojë kështu në fazën finale. E bota është e detyruar të bëjë sehir, shkruan Mikhail Bushuev.

Çfarë do ta presë Aleksej Navalnyn në Rusi, kur të prekë tokën ruse të dielën? Si skenarë të mundshëm përfliten: nga një attentat me vrasje deri tek arrestimi (me shumë gjasa) apo tek kthimi triumfues (pa gjasa), si në një film hollivudian, ku fundi varet nga dëshira e regjisorit. Të dielën mbasdite pritet që politikani opozitar dhe gazetari investigativ të mbërrijë në Moskë, pasi ai qëndroi për disa muaj në Berlin e më vonë në Shvarcvald për rikonvaleshencë pas sulmit me helmin e grupit Novitçok.

Çfarë do të mund të ndodhë në këtë mbrëmje në aeroportin Vnukovo në Moskë? E mundur është gjithçka: si pritja frenetike e përkrahësve të tij, ashtu edhe kundërdemonstrata (të orkestruar nga Kremlini e të tjerë që duan ta prishin imazhin e një triumfi, apo edhe një arrestim i menjëhershëm, i inskenuar për mediat, ose përmes derës së pasme. Por ka edhe skenarë të tjerë: Autoritetet ruse mund ta anulojnë fluturimin në minutën e fundit, të grisin pasaportën e Navalnyt në kontrollin kufitar dhe ta kthejnë me forcë jashtë vendit, të shndërrojnë dënimin me arrest shtëpiak në burg, të ngrenë akuza të reja apo ta vendosin në arrest shtëpie – Kremlini me presidentin Putin në krye ka disa opsione.

Për Putinin kthimi i Navalnyt i padëshiruar

Për një (përpjekje) të re për vrasje nuk nevojitet një aksion i rafinuar dhe pastaj i dështuar për turp, si sulmi me helmin kimik të ndaluar me gjasa i porositur nga instanca të shtetit. Edhe një pistoletë e tipit të vjetër mund ta eliminojë Navalnyn ashtu si bashkëudhëtarin e tij, Boris Nemcov.

Që Kremlini është në panik dhe nuk ka zgjidhje nuk ka gjasa. Kthimi i Navalnyt kishte kohë që ishte bërë i ditur, dhe nuk është ndonjë surprizë: Pikërisht Putini përkundër të gjitha pritshmërive mund t’i lerë njëherë gjërat të rrjedhin, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Megjithatë kthimi i kundërshtarit të tij më të fortë është i pakëndshëm për Putinin, por problematik. (Përpjekja) për vrasjen e politikanit të njohur opozitar sipas qëndrimit të Kremlinit e pati çmimin e vet me disa sanksione të vendosura nga perëndimi. Moska nuk trembet më nga sanksione të reja në rast të vdekjes së Navalnyt.

Mikhail Bushuev DW Russisch

Pse kthehet Navalny në Rusi?

Përpara këtij sfondi shumë vetë pyesin: Pse e bën Navalny këtë? Po, është e guximshme ta provokosh kështu kundërshtarin e fuqishëm në Kremlin. Por a nuk është çmenduri ta çosh veten, nëse jo drejt vdekjes së sigurtë, drejt fatkeqësisë? Arsyet e kthimit të Navalnyt janë të kuptueshme vetëm pjesërisht. Jashtë vendit ai nuk mund të jetë aq efektiv sa në Moskë. Edhe moviti i vetësakrifikimit nuk duhet lënë jashtë vëmendjes: Si mund të fshihet ai jashtë vendit, kur ata që i qëndrojnë më afër janë nën presion? Por ka edhe gjasa që llogaria e Navalnyt të jetë fitimi i kohës me një hap të guximshëm.

Nga guximi i ekspozuar me bujë i Navalnyt nuk duhet të verbohemi. Ai e di po aq mirë, se mundësitë e Putinit i tejkalojnë tej mase mundësitë e tij. Vetë Navalny nuk di ndoshta më shumë, se çdo spektator në kulmin e një filmi hollivudian: gjendja për protagonistin duket e pashpresë. Por në fund do të ketë një Happy End. Ndoshta edhe jo. Pikërisht në këtë pikë ndodhemi tani. Protagonisti, një mjeshtër i jetës i ka shpëtuar njëherë vdekjes, por a e mund dot sfidën tjetër? Kjo është finalja e një lufte të pabarabartë dhe të pamëshirshme. E bota është e detyruar të bëjë sehir.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORË DHE NGRICA/ DPSHTRR këshilla për shoferët: Mos kryeni manovra të nxituara! Ndiqni këto rregulla
Previous article PROCESI I VAKSINIMIT ANTI-COVID/ Rama tregon numrin: 369 mjekë dhe infermierë janë të mbrojtur

Delo.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT