• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ “Kërcënim për sigurinë kombëtare”, si Turqia po spiunon Gjermaninë nëpërmjet…
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ “Kërcënim për sigurinë kombëtare”, si Turqia po spiunon Gjermaninë nëpërmjet…

3 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një raport voluminoz i qeverisë gjermane ka dënuar sjelljen e Turqisë kundër Gjermanisë. Sipas raportit të publikuar thuhet se “miku” i ngushtë i Gjermanisë dhe aleati i NATO-s ka kryer operacione spiunazhi dhe inteligjenve në tokën gjermane. Kjo është parë si një kërcënim për rendin kushtetues dhe kohezion social të Gjermanisë, ndërsa ngre shqetësime të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe përçarjen midis dy vendeve.

Nordic Monitor shkruan se Turqia së bashku me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin janë agjentë kryesorë të spiunazhit me qëllim Gjermaninë.

Më tej shkruan se këto vende gjithashtu kryejnë sulme kibernetike të udhëhequra nga inteligjenca.

Vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme të shënjestrimit agresiv të kritikëve dhe disidentëve të përgjithshëm që jetojnë në Gjermani nga shërbimi turk i inteligjencës MIT, si dhe nga agjenci të tjera të inteligjencës turke.

Ana tjetër e ndikimit të Turqisë ka të bëjë me mbështetjen e rëndësishme që qeveria Erdogan u jep grupeve qeveritare pro-turke, veçanërisht grupeve islamike dhe të ekstremit të djathtë që veprojnë në Gjermani.

Kjo mbështetje ka potencialin të ndikojë në punët e brendshme të Gjermanisë, duke ngritur pikëpyetje për shtrirjen e ndikimit të huaj në tokën gjermane.

Kjo situatë, vazhdon Nordic Monitor, ngre pyetje në lidhje me qasjen e qeverisë turke për t’u marrë me Hezbollahun dhe krahun e saj politik, Partinë e Kauzës së Lirë (HÜDA-PAR). Fakti që partia në pushtet AKP hyri zyrtarisht në një aleancëme HÜDA-PAR në zgjedhjet e fundit dhe ka pasur një partneritet efektiv gjatë dekadës së fundit sugjeron një nivel shqetësues bashkëpunimi me një grup të cilësuar si organizatë terroriste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AKSE RRUGORE TURISTIKE, ENERGJIA EOLIKE..."/ Balluku rendit arritjet e korrikut: Punë të tjera na presin përpara
Previous article VRASJA E 32-VJEÇARES NË DURRËS/ Hitaj: Vëmendje të veçantë fenomenit të shfrytëzimit të prostitucionit

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT