• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Izraeli përballë një fronti të katërfishtë
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Izraeli përballë një fronti të katërfishtë

15 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Qindra raketa të Hamasit kanë rënë gjatë natës dhe sot paradite në Beersheva, Ashdad dhe Ashkelon. Dhjetëra të tilla, që kishin në shënjestër Tel Avivin, kapërcyen mbrojtjen ajrore, duke shkaktuar një të vdekur, që e çon në 9 numrin e viktimave izraelite. Ndërkohë, pak pas mesditës, një tjetër sulm me raketa shkatërroi ndërtesën ku kanë zyrat Al-Jazeera dhe Associated Press. Në periferitë arabo-izraelite, situata mbetet gjithashtu e rëndë.

Presion që vjen nga jashtë kufijve

Në Bregun Perëndimor, demonstrata të reja priten pasdite për Nakba, “katastrofën”, siç e cilësojnë palestinezët lindjen e Izraelit dhe dëbimin e 700 000 banorëve arabë në vendet fqinje. Ato të djeshmet ishin përplasjet më të ashpra që nga Intifada e Dytë e vitit 2000.

Njëmbëdhjetë protestues u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. Policia kufitare dhe forcat e sigurisë izraelite qëlluan me plumba të vërtetë, veçanërisht kur një marshim në Jeriko u përpoq të bashkohej me demonstrues të tjerë palestinezë në anën tjetër të kufirit në Jordan.

Diaspora është shumë e rëndësishme në këtë vend, ku gjysma e popullsisë ka origjinë palestineze. Demonstrata të tjera janë planifikuar edhe në kufijtë e Sirisë dhe Libanit, ku dje një militant i Hezbollahut u vra nga zjarri izraelit pasi u përpoq të kalonte kufirin, raporton “La Stampa” përmes korrespondentit të vet në Gaza.

Fronti i katërfishtë

Izraeli është gjendur përballë një fronti të katërfishtë, i cili bashkon katër popullata palestineze me fate deri tani të ndryshme. Për herë të parë, arabo-izraelitët, 1.9 milion, u bashkuan së bashku në protesta. Janë pikërisht ata që munden ta bëjnë një gjë të tillë, pasi në letër kanë të drejta të barabarta në raport me izraelitët me origjinë hebraike.

Në realitet, ata ndihen si qytetarë të klasit të dytë dhe situata është përkeqësuar me pandeminë dhe kriminalitetin, pak të luftuar nga policia izraelite. Pastaj janë 350 000 banorët e Jeruzalemit, me status të veçantë, por pa shtetësi, nën presion për të zgjeruar vendbanimet. Ata janë në qendër të protestave për “mbrojtjen e Al-Aqsa”, veçanërisht pas përpjekjes për të dëbuar disa familje nga periferia e Sheik Jarah, shkëndija që ndezi krizën e re.

Krahas tyre janë 2.9 milionë të tjerë në Bregun Perëndimor, pa shtetësi dhe me perspektivën e prishjes së shtetit të tyre të pavarur dhe demokratik nga plani Trump, nga Marrëveshjet Abrahamike por edhe nga gerontokracia e Autoritetit Palestinez, e cila ka shtyrë për herë të pestë zgjedhjet e planifikuara për në 15 maj. Dhe në fund janë 2 milionë që jetojnë në Gaza, pa asnjë mundësi lëvizjeje dhe të qeverisur nga grupi ekstremist i Hamasit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ulje e ndjeshme e viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Itali
Previous article COVID-19 NË GREQI/ Regjistrohen 1957 raste të reja me koronavirus, 43 vdekje në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT