• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E REL: Ukraina dhe sfidat e sigurisë e çojnë kryeministrin japonez në Europë dhe Amerikë
Home
Nderkombetare

ANALIZA E REL: Ukraina dhe sfidat e sigurisë e çojnë kryeministrin japonez në Europë dhe Amerikë

9 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri japonez Fumio Kishida u nis të hënën në një turne në Evropë dhe Amerikën Veriore ku në axhendë të bisedimeve do të jetë e përqendruar tek siguria pas rishikimit më të madh të politikës së mbrojtjes së vendit të tij në dekada.

Japonia mban presidencën e vitit 2023 të G7 dhe Kishida do të vizitojë anëtarët e bllokut Francën, Italinë, Britaninë dhe Kanadanë duke filluar nga e hëna.

Ndalesa e fundit e Kishidës janë Shtetet e Bashkuara e që është vizita e tij e parë në Uashington si kryeministër ku ai do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden të premten.

Bisedimet me Bidenin do të rikonfirmojnë bashkëpunimin SHBA-Japoni u tha Kishida gazetarëve.

 

 

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë sfidat e sigurisë, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.

Ata gjithashtu pritet të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të përfshijë Tajvanin dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut, raportoi gazeta japoneze Yomiuri Shimbun, duke cituar burime të paidentifikuara të qeverisë japoneze.

Kishida ka thënë se do të diskutojë politikën e përforcuar të mbrojtjes së kombit të tij me Biden.

Qeveria e Japonisë miratoi një rishikim të madh të politikës së mbrojtjes muajin e kaluar, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve, pasi paralajmëroi se Kina paraqet “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë” për sigurinë e saj.

Ishte tronditja më e madhe e mbrojtjes e vendit në dekada, me qeverinë që u zotua të rrisë shpenzimet e sigurisë në dy për qind në vitin 2027 dhe të blejë pajisje të reja duke përfshirë raketa të avancuara.

Japonia do të presë samitin e G7 këtë vit.

Kishida tha se ai pret që aleatët nga blloku të riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe gjithashtu të shfaqin “solidaritet me pjesën tjetër të botës” për çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe krizat e ushqimit dhe energjisë.

“Shpresoj të kem bisedime të sinqerta, zemër më zemër me homologët e mi të G7 dhe të thelloj më tej marrëdhëniet personale të mirëbesimit”, tha Kishida.

“Do të jetë e rëndësishme të konfirmohet qëndrimi bazë i mbrojtjes së shtetit ligjor dhe rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla”, tha ai./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJE JASHTË SHQIPËRISË/ Donaldi i bën dedikimin e ëmbël Borës: Për ty botën...
Previous article POLICIA RRUGORE AKSION NË TIRANË/ Arrestohen dhe procedohen 21 qytetarë, pezullohen 52 leje drejtimi

s.autor

Postime të ngjashme

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT