• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E DW: Shtohen problemet, ekonomia kineze në krizë
Home
Nderkombetare

ANALIZA E DW: Shtohen problemet, ekonomia kineze në krizë

31 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Pandemia e koronës ka “mbaruar” edhe në Kinë, por Kina është shumë larg normës së planifikuar të rritjes ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte 2.2%, në tremujorin e dytë ekonomia po çalon: zyrtarisht rritja është vetëm 0.8%, por ekonomistët e pyetur nga agjencia Reuters vlerësojnë se rritja ka qenë më e dobët, me vetëm 0.5%.

“Të dhënat tregojnë se rritja e shpejtë ekonomike e Kinës ka përfunduar pas pandemisë,” thotë ekonomisti Carol Kong nga Commonwealth Bank of Australia. “Ajo që po shohim tani është një rritje e dobët dhe çaluese.”

Pa dyshim, nëse krahasoni rritjen ekonomike në 12 muajt e fundit është e lakmueshme, me 6.3%. Por detyra e partisë për ekonominë ishte që këtë vit të arrijë një rritje prej 5%, që do të jetë shumë vështirë të realizohet.

Një vit që duhet të harrohet

Edhe pse mund të pritet që vlerësimet zyrtare të rritjes ekonomike të zvogëlohen, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se Kina – jo për herë të parë – do të përdorë një lloj dopingu ekonomik. “Ne presim që në muajt në vijim të ketë lehtësim monetar. Pritet një mbështetje e synuar fiskale për fushat kryesore, ndër të tjera në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim”, vlerësojnë ekonomistët e Goldman Sachs. “Por as këto mbështetje shtesë nuk do të jenë ndonjë shkop magjik: viti 2023 do të jetë për Kinën një vit që do të preferonte ta harrojë.”

Ekonomia kineze varet nga eksportet, ndër tjerash edhe në tregun gjerman, e ky vend ka po ashtu probleme të mëdha. Në qershor, eksportet kineze shënuan rënie rekorde që nga shpërthimi i pandemisë tre vjet më parë.

Një problem tjetër shtesë është edhe tregu i pasurive të paluajtshme, i cili përbën një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto të Kinës. Ekspertët e agjencisë Reuters deklarojnë se kjo fushë e ekonomisë po shkrihet si bora nën diellin e korrikut. Në qershor kishte një rënie prej 20,6%, ndërsa në maj rënia ishte 21,5%.

Nuk ka punë për të rinjtë

Çka është më e keqja, po bie edhe konsumi i brendshëm. Në maj, shitjet me pakicë u rritën me 12.7%, ndërsa në qershor me vetëm 3.1%. Meqenëse kompanitë kineze po shohin se mallrat nuk po shiten, ato nuk kanë vullnet të punësojnë bashkëpunëtorë të rinj. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kinë ka arritur në nivelin prej 21.3% muajin e kaluar, që më parë ka qenë e paparamendueshme.

Është e qartë se një rritje e tillë e dobët ekonomike do të prekë të gjithë rajonin e Azisë Juglindore si një efekt domino, por jo vetëm këtë rajon. Gjermania shpresonte një këndellje shumë më të shpejtë të ekonomisë kineze në mënyrë që – me gjithë presionet politike, veçanërisht nga Uashingtoni – të llogarisë më shumë me tregun kinez, i cili tradicionalisht kërkon shumë produkte cilësore gjermane. Por gjendja nuk po zhvillohet sipas pritjeve. Këtë e kanë kuptuar edhe kompanitë gjermane. Sipas një studimi të Dhomës Ekonomike, gjysma e tyre presin një shkëmbim të njëjtë si vitin e kaluar, e shumë prej tyre presin edhe një rënie të lehtë.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, eksportet gjermane në Kinë kanë rënë me gati dhjetë për qind në 40.6 miliardë euro. Por në përgjithësi, eksportet gjermane janë rritur gjatë kësaj periudhe me 4.5%, që do të thotë se edhe ekonomia gjermane po riorientohet dhe nuk kërkon shpëtim vetëm në tregun kinez./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAQEDONIA E VERIUT DHE SHQIPËRIA NISIN KONTROLLIN E PËRBASHKËT KUFITAR/ Rama e Kovaçevski në Qafë Thanë
Previous article "PREZANTUESEN DHE..."/ Ky është mendimi i nënës së Luizit për emisionin e Kiarës

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT