• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Ditët e fundit të Donald Trump në zyrë ishin më të tmerrshme nga sa mendonim
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Ditët e fundit të Donald Trump në zyrë ishin më të tmerrshme nga sa mendonim

14 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga Chris Cillizza

Ditët e fundit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ishin një kaos total, teksa në Kongres demokratët kishin ndërmarrë nismën e dytë për shkarkimin e tij për veprimet dhe mosveprimet e Presidentit gjatë trazirave të 6 janarit në Capitol.

Pak ditë para se të shndërrohej në ish-Presidenti, Trump po shfrytëzonte kohën e mbetur për të shpërblyer besnikët e tij gjatë mandatit 4-vjeçar në krye të SHBA.
Sërish, edhe mes atyre ditëve të fundit të egra, kishte një ndjesi se sado të këqija të dukeshin ato ngjarje që u panë për publikun, jashtë syrit të tij dhe pas dyerve të pushtetit ishte akoma më keq. Këto nuk do të ishin bërë publike, para se Trump të largohej nga ajo zyrë dhe gazetarët të rrëmonin.

Kjo na sjell te e marta, kur dolën në shitje dy libra të shumëpritur, ai i Michael Bender “Frankly, We Did Win This Election” (Sinqerisht, zgjedhjet i fituam) dhe ai i Mcihael Wolff “Landslide” (Rrëshkitja) dhe një libër i tretë, “I Alone Can Fix It” (Vetëm unë mund t’i rregulloj gjërat) nga Carol Leonnig dhe Philip Rucker pritet që të dalin brenda javës.

Që të tre librat fokusohen te viti i fundit i Trump në zyrë dhe që të tre përfaqësojnë përshkrimin tmerrues të panoramës së Presidentit, i konsumuar nga urrjejta personale dhe i pagatshëm për të konsideruar limitet që paraardhësit e tij i kishin vënë vetes në atë zyrë.

Historitë që kanë dalë në sipërfaqe tregojnë një panoramë të frikshme. Trump që kërkonte ekzekutimin e kujtdo që kishte nxjerrë lajmin se ai ishte strehuar në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë teksa protestuesit e “Black Lives Matter” marshonin në rrugën e Uashingtonit pas vrasjes së George Floyd në maj të 2020. Reagimi shpërthyes ku Arizona votoi Joe Biden. Tërbimi ndaj ish-kryeprokurorit Bill Barr për akuzat imagjinare të mashtrimit në zgjedhje. Një përplasje me tone të larta me shefin e shtabit, Gjeneral Mark Milley mbi përgjigjen e dhur ndaj protestave të BLM-së që kishin shpërthyer në të gjithë vendin në verën e 2020-s.

Ka edhe histori të tjera që kanë dalë nga këta libra dhe të tjera që lexuesit dhe gazetarët do të zbulojnë sapo të marrin në dorë këta libra, duke qenë në gjendje që të bëjnë vetë kërkimet për atë që ka ndodhur në ditët e fundit të Donald Trump si President i SHBA.

Të gjitha këto histori përfaqësojnë një problem të madh: Po, çdonjëra prej tyre është tmerruese, por kur natyra e lajmeve është ciklike e tillë është. Edhe kur po shkruaja këtë artikull, po hasja në vështirësi që të kujtoja ato ndodhi që dolën nga librat veç e veç.

Ndodhitë e dalë prej këtyre librave nxitën padurim, por më shumë edhe marketing dhe shitjet para se të botoheshin librat. Ndodhi të tilla zakonisht janë të shkurtra, shfaqen një moment në universin politik, gëzojnë famën e tyre dhe më pas zhduken në masën e madhe të lajmeve që konsumohen.

Faktikisht, me rëndësi është që të mos kapemi pas një historie të veçantë, që ka apo do të dalë prej atyre librave, por në vend të kësaj duhet të bëjmë një hap pas dhe të shohim realitetin e panoramës së madhe të shfaqur këtu…dhe ky është realiteti:

Përballë një krize shëndetësore që ndodh një herë në shekull, Donald Trump jo vetëm që keqmenaxhoi mësimet bazike, si testimet dhe maskat, por punoi me zell që të minojë besimin e publikut te doktorët, epidemiologët dhe ekspertët e shëndetit publik, që po përpiqeshin që të mban amerikanët të sigurtë.

Në pamundësi për të pranuar humbjen e zgjedhjeve, Trump tentoi të përdorë fuqitë që i jepte zyra, përfshirë këtu edhe Departamentin e Drejtësisë, në përpjekje për të gjetur provat imagjinare të mashtrimit. Krijoi mjedisin në të cilin besuan një pjesë e mirë e amerikanëve, që zgjedhjet ishin një gënjeshtër e madhe dhe nxiti dhunën më 6 janar.

Trump, që gjatë të gjithë fushatës përsëriste se kishte bërë më shumë për afro-amerikanët se çdo president tjetër në historinë e SHBA, që prej Abraham Lincoln, dështoi që të kuptojë objektivin e protestave të Black Lives Matter. Ai i pa këto protesta si asgjë më shumë se sa revolta kundër tij dhe u përpoq të përdorë ushtrinë në shtetet ku këto protesta ishin më masive.

Ky është totali, një njeri i padenjë për Presidencën. Kjo nuk është një deklaratë e njëanshme, është një deklaratë e bazuar në fakte mbi portretin e qartë të njeriut dhe mënyrës se si u soll ai teksa ndodhej në zyrën më të pushtetshme në botë. Një njeri që me paaftësinë për të kuptuar rëndësinë e shenjtërinë zyrës që mbante dhe kërcënoi me shkatërrimin e kësaj shenjtërie për ata ata që do t’i besonin. Një njeri që ishte, pa më të voglin dyshim një rrezik aktiv për çdo amerikan, pavarësisht nëse ishte kundërshtar, apo mbështetës i tij.

Kjo duhet marrë nga këta libra. Ky është pylli mes pemëve dhe kjo është e vërteta që votuesit duhet ta dëgjojnë nëse Trump përpiqet të rifitojë Presidencën në vitin 2024.

Marrë nga Gazeta Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Leksionet e Brzhezhinskit mbi SHBA-në dhe Evropën: Ja si e parashikoi botën e vitit 2021
Previous article FRANCA FESTON DITËN E BASTIJËS/ Me mijëra trupa marshuan në një paradë në Paris

Delo.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT