• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Artileria e rëndë në veprim, a po e gjen Putini shkakun për të sulmuar Ukrainën?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Artileria e rëndë në veprim, a po e gjen Putini shkakun për të sulmuar Ukrainën?

18 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Përballja në lindje të Ukrainës mes forcave të Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia vijon prej tetë vitesh, madje supozohet që tani ka edhe një armëpushim, por Julia Kovaleva, një punonjëse sociale nga qyteti i vijës së frontit të kontrolluar nga Ukraina, Svitlodarsk, i tha BBC-së se gjatë natës ka patur një intensitet shumë të lartë luftimesh që nuk i kishte dëgjuar më herët.

“Kjo është diçka që nuk e kemi dëgjuar për një vit. Ne as nuk shqetësohemi kur bëhet fjalë për breshëri mitralozësh, por kësaj radhe ishin shpërthime shumë të zhurmshme”, thotë ajo.

Zyrtarët këtu kanë raportuar 33 shkelje të armëpushimit nga forcat e mbështetura nga Rusia vetëm sot, dy të tretat e tyre përfshijnë goditje me artileri të rëndë si edhe predha mortajash.

Banorët dhe zyrtarët në një pikë tjetër të nxehtë në vijën e frontit, Stanytsia Luhanska, i kanë thënë BBC-së se qyteti i tyre është sulmuar vazhdimisht me armë të rënda – hera e parë që nga viti 2017. Tre vjet më parë ky ishte vendi i parë ku trupat u tërhoqën dhe u mbajt si simbol i armëpushimit të brishtë.

Zonat e kontrolluara nga separatistët po flasin gjithashtu për sulme, ndërsa banorët lokalë flasin gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike në tre fshatra aty pranë për shkak të zjarrit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e ka përshkruar situatën në zonë si “alarmante”. Por Oleksiy Danilov i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov thotë se nuk ka luftë në shkallë të gjerë deri më tani dhe ushtria është përgjigjur me përmbajtje.

Lufta në lindje e rindezur tani mund të përdorët nga Putini si një shkak që ushtria ruse të futet në Ukrainë. Më herët, vetë presidenti Biden është shprehur se rusët mund të përdorin një shkak të tillë për t’i dhënë vetes të drejtën që të sulmojnë Ukrainën. abcnews,al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERPLASJA RUSI-UKRAINE/ Shqiptarët nuk duan të largohen nga Ukraina (RREFIMET)
Previous article KONFLIKTI RUSI-UKRAINË/ Zyrtari amerikan: Ushtria ruse vazhdon përgatitjet për pushtim, Blinken: Duan të na provokojnë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT