• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANA TRAGJIKE E JETËS/ Shqiptari i shpëton koronavirusit por jo aksidentit në SHBA (EMRI)
Home
Breaking News

ANA TRAGJIKE E JETËS/ Shqiptari i shpëton koronavirusit por jo aksidentit në SHBA (EMRI)

24 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar ka humbur jetën në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai përballoi sprovën e parë të koronavirusit, ndërsa ishte në spital për më shumë se dy javë, por nuk e mendonte se do të humbte jetën tragjikisht nga një aksident.

Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ai me automjetin e tij goditi për vdekje 79-vjeçarin shqiptar që po lëvizte me biçikletë në rrugën Bulls Head-në Staten Island ku edhe jetonte.

Viktima është Zudi Daci, një shqiptar nga Dibra e Madhe, një veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

Sipas një zëdhënësi të NYPD, ai u gjet pa vetëdije dhe pa reagim pas një përplasjeje me një kamionçin afër Rrugës Arlene dhe Rrugës Bulls Head në Staten Island. Po sipas poliicisë thuhet se aksidenti ndodhi rreth orës 8:21 të Premten në mëngjes, kur NYPD iu përgjigj një thirrje 911, se kishte ndodhur një aksident.

Autoambulanacat shkuan në vendgnjarje dhe transportuan në Qendrën Mjekësore Universitare Richmond në Ëest Brighton në gjendje kritike, tha policia, duke shtuar se në spital me gjithë tentativat për ta shpëtuar nga vdekja – 79 vjeçari vdiq.

NYPD për të zhvilluar hetimet e mbylli për disa orë rrugën Signs Road dhe Arlene Street, pikërisht aty ku gjendej një biçikletë dhe një palë këpucë, të shpërndara në trotuarin e rrethuar me kordonin e policisë. Ndërsa kamionçina u tërhoq për hetime nga policia.

Gazeta locale Staten Island Advance shkruan se “Një hetim paraprak i kryer nga Skuadra e Hulumtimit të Përplasjeve të NYPD-së përcaktoi se kamioni i markës Ford 2000 po lëviste drejt lindjes – drejt Bulevardit Victory Blvd – në Rrugën e Sings Street, kur ai bëri një kthesë në të majtë në rrugën Arlene dhe goditi biciklistin që udhëtonte drejt perëndimit, drejt Richmond Avenue. Shoferi i automjetit nuk ka lëvizur nga vendngjarje deri sa erdhi policia dhe e mori atë më pas në arrest, tha policia.

I biri I tij Fisnik Daci, mes loteve për humbjen e babait të tij shkruan në llogarinë e tij në Facebook, “Babi im i dashur i mirë, aq i ndershëm, bujar, fjalë ëmbël e fisnik, iku dhe na la. Ndërsa, mamaja, unë dhe të gjithë ne e ruanim nga ky virus i keq, fatkeqësia e çoi të humbë jetën aksidentalisht”. Zydiu la pas vetes bashkëshorten, djalin Fisnikun dhe vajzën Julinda Daci, nipat dhe të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ A duhet t’i kthejmë fëmijët në shkollë gjatë një pandemie?
Previous article DRAFTI ME 14 PIKA/ Braçe: Beteja finale e Metës kundër Reformës! PS s'negocion me drejtësinë!

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT