• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMNISTIA PËR PASURITË/ Rama: Do ketë një taksë! Do miratohet me 84 vota, kategoritë që përjashtohen
Home
Politikë

AMNISTIA PËR PASURITË/ Rama: Do ketë një taksë! Do miratohet me 84 vota, kategoritë që përjashtohen

2 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

“Amnistia besoj se do të ketë edhe mbështetjen e parlamentit është domosdoshmëri për tu dhënë të gjithë shqiptarëve, që kanë punuar dhe jetuar në emigracion apo në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar ato që nuk i kanë deklaruar, duke i futur në bankat e vendit. Do të trajtohen njëlloj si asete kriminale. Në këtë front kemi filluar një betejë, institucionet e reja të drejtësisë, SPAK është vendosur në lëvizje dhe po provon se janë në drejtim të duhur. Të gjitha dosjet po trajtohen dhe vendimet e para janë inkurajuese, askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Kjo ka krijuar një pasiguri pa bazë, pasi OFL nuk ka subjekt askënd vec atyre që kanë kryer krimet në ligj. Ata që  janë shqetësuar se kanë para dhe asete të pa deklaruara janë vendosur në pasiguri dhe për të njohur formalizimin e atyre që vijnë nga djersa  e emigrantëve.

Do i përjashtojmë nga cdo kontroll i cdo natyre të regjimit të jetës së përditshme sikur ka ndodhur dhe do të ndodhë pas amnistisë. Do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga krimi, amnistia do të jetë penale dhe fiskale dhe do të votohet me 84 dhe unk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Por ata që i kanë paratë nga krimi janë të paamnistueshëm, ashtu si të ardhurat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të rrethit të tyre familjar dhe atyre drejtuesve që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Paratë dhe asetet e këtyre që janë subjekt i deklarimit të pasurive nuk mund të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme. Pse OLF-në merret me kriminelët dhe jo politikanët apo gjykatësit? OFL ka objekt persona që e kanë kryer procesin gjyqësor, të dënuar, ndërsa politikanët dhe gjykatësit janë subjekt i deklarimit të pasurive dhe u takon drejtësisë të shikojnë për cdo rast burimin e pasurisë.

Shpresoj që SPAK do të kalojë në fazën tjetër që përmes vettingut kanë dalë jashtë shumë gjyqtar dhe prokurorë, do të shohë dhe thërrasë, sikur është në formularin e Bundestagut, që gjykatësit dhe prokurorët të përgjigjen para drejtësisë dhe të argumentojnë burimin e pasurisë së tyre që nuk e përligjshën. Apo sikur është paraja e sipërmarrëseve që nuk i kanë deklaruar, por i kanë fituar me djersë. Amnistia do të jetë me një komision, një taksë që do të jetë shumë e favorshme, sikur është në të gjitha amnistitë fiskale dhe penale për t’u përdorur përsëri për investime për njerëzit. Por nëse mbaron afati i amnistisë, cdo para dhe aset jashtë sistemit konsiderohet para kriminale. Po përgatitemi të futemi në një tjetër nivel, që do të kërkohet që të regjistrohen, të deklarohen asetet që shqiptarët kanë jashtë vendit. Ju them mos bëjnë shakara që mund t’u kushtojë shtrenjtë. Amnistia do të konsultohet dhe do të vijë shumë shpejt në parlament“ tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAZIO NË KRYE TË SERIE A/ Anna Falchi e bën traditë, tjetër pozë “hot” për fansat (FOTO)
Previous article ÇELJA E NEGOCIATAVE/ Komisioni Europian: Këshilli Evropian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT