• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMNISTIA/ Falen kreditë e marra, ja familjet që përfitojnë dhe afatet ligjore
Home
Ekonomi
GoodNews

AMNISTIA/ Falen kreditë e marra, ja familjet që përfitojnë dhe afatet ligjore

24 February, 2018 Redaktor2 Breaking News, Ekonomi, GoodNews

Të gjitha familjeve që kanë përfituar ndër vite kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese, do t’u falen këstet e mbetura të kredive. Kështu parashikon një nismë ligjore e qeverisë ‘Rama 2’, e cila është miratuar nga komisionet parlamentare, ndërsa pritet të finalizohet nga parlamenti.

Amnistia parashikohet pikërisht në dispozitat transitore të projektligjit për strehimin social. Pika pesë e nenit 80 të projektligjit parashikon që familjet e shpërngulura dhe të gjitha kategoritë e tjera që kanë marrë kredi të buta apo me interes zero, u falen detyrimet.

“Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, parashikon projektligji.
Ndërkaq, banesat e ndërtuara me fonde publike nga Enti Kombëtar i Banesave, të cilat deri në fund të vitit 2007 rezultojnë me kontrata të palidhura dhe kanë kaluar në pronësi të organeve të vetëqeverisjes vendore ku ato ndodhen, do të përdoren në funksion të njërit prej programeve sociale të strehimit ose për privatizim nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Kur këto banesa nuk kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, ato mbeten në pronësi të EKB-së dhe do të përdoren në funksion të njërit prej programeve sociale të strehimit ose për privatizim.

Po ashtu, nisma ligjore e propozuar nga qeveria parashikon që banesat e ndërtuara për familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike, të tilla si hidrocentrali i Banjës, hidrocentrali i Fierzës, të cilat ende figurojnë të paprivatizuara, privatizohen falas, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe sipas listës emërore që kanë trashëguar. Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë, nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Afati i hyrjes në fuqi
Falja e kësteve të mbetura të kredive të familjeve që kanë përfituar kredi të butë apo me interes zero nga Enti Kombëtar i Banesave pritet të mundësohet brenda muajit mars. Ligji për strehimin social tashmë ka kaluar në filtrin e disa komisioneve, ndërsa pritet miratimi përfundimtar i tij në seancat e ardhshme plenare. Ndërkaq, komisionet parlamentare kanë propozuar një afat njëvjeçar, brenda të cilit qeveria duhet të miratojë aktet nënligjore të ligjit, por zbatimi i pikës për faljen nuk kushtëzohet nga aktet nënligjore. /shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 24 SHKURTIT/ Ja kush janë YJET e kinematografisë që festojnë sot…
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Lidhuni që të mos vdisni!

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT