Rusia po rifillon prodhimin e raketave me aftësi bërthamore dhe rreze të mesme. Këtë e konfirmon vetë presidenti Vladimir Putin, pa saktësuar se për çfarë po mendon që t’i përdorë ato.
“Në çdo rast, ne duhet të reagojmë dhe të marrim vendime se çfarë duhet të bëjmë më pas në këtë fushë. Me sa duket, ne duhet të fillojmë prodhimin e këtyre sistemeve të goditjes dhe më pas, bazuar në situatën aktuale, të marrim vendime se ku – nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë – do t’i vendosim ato.”
Ai shtoi se kjo vjen në kundërpërgjigje ndaj rritjes së prodhimit të armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo garë vjen pas braktisjes së paktit për armët bërthamore nga ana e Uashingtonit dhe Moskës, në mes të konfliktit në Ukrainë.