• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ambicjet e Maqedonisë për integrim të shpejtë evropian
Home
Rajon

Ambicjet e Maqedonisë për integrim të shpejtë evropian

9 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Autoritetet qeveritare në Maqedoni shpresojnë se vendi do të integrohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025, një afat ky i paraparë në Strategjinë e BE-së për anëtarësimin e vendeve të para të Ballkanit perëndimor. Edhe një pjesë e analistëve në Shkup vlerëson se qeveria e re e Maqedonisë po bën reformat e duhura që kërkon Brukseli dhe se vendit i duhet një zgjidhje e shpejtë e problemit të emrit që ka me Greqinë për të përparuar drejt integrimeve euro-atlantike.

Autoritetet qeveritare të Maqedonisë nuk e fshehin kënaqësinë nga mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian brenda pak vitesh pas shpalosjes së strategjisë nga Brukseli për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendës-kryeministri në qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani i ngarkuar me çështjet e integrimeve Evropiane flet me ambicje, ndërsa thekson domosdoshmërinë për kushte të ndershme në garën për në BE.

“Jemi të kënaqur,” thotë zoti Osmani, “që janë dhënë afate kohore; data fleksibile dhe vlerësimi në bazë të meritave individuale na jep shpresë që të realizojmë reformat dhe të zëmë vitin 2025 për anëtarësim të mundshëm në BE,” thotë ai.

Edhe analisti Xhelal Neziri mendon se ky është një vit vendimtar për sa i përket ardhmërisë së Maqedonisë kundrejt integrimit në Bashkimin Evropian por dhe në NATO. Ai e ndërlidh këtë me pritshmëritë për zgjidhjen e problemit të emrit të Maqedonisë që ka bllokuar rrugën e vendit drejt strukturave euro-atlantike. Z. Neziri, ndërkaq thotë se qeveria u është qasur me një seriozitet të paparë reformave të kërkuara si kritere për anëtarësim nga Brukseli.

Zëvendës-kryeministri Osmani e quan mundësi historike për Maqedoninë strategjinë e BE-së, ndërsa rithekson se nuk ka anëtarësim në BE as në NATO pa zgjidhjen e çështje së emrit të Maqedonisë.

Zoti Osmani thotë se qeveria do të bëjmë ç’mos që të shtrijë dorën e pajtimit me opozitën për transformimin e shoqërisë që kërkon BE por se të gjithë, sipas tij bartin përgjegjësi për këtë.

Fushat e përcaktuara nga Brukseli si tregues kryesorë për suksesin drejt integrimit evropian janë sundimi i ligjit, të drejtat themelore, menaxhimi i drejtë i pushtetit, zhvillimi ekonomik, zbatimi i standardeve të BE-së, pajtimi dhe mbyllja e çështjeve të hapura fqinjësore.

Maqedonia është ndër vendet e para të rajonit që mori statusin ‘vend kandidat për anëtarësim në BE’ që në dhjetor të vitit 2005, madje edhe para Kroacisë, por mungesa e reformave të mirëfillta dhe problemet e krizat e shpeshta të brendshme dhe vetoja greke nga ana tjetër, kanë zvarritur rrugën e saj drejt integrimit evropian.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shtëpia e Bardhë përballë pyetjeve pas largimit të ndihmësit që akuzohet për dhunë në familje
Previous article DITËLINDJET E 9 SHKURTIT/ Fytyrat e tyre i njohim të gjithë, ata që na i bëjnë filmat më të bukur festojnë sot

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT