• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ambasadorja gjermane,Schutz: INVESTIMET e huaja do të vijnë vetëm kur KUSHTET ligjore…
Home
Ekonomi

Ambasadorja gjermane,Schutz: INVESTIMET e huaja do të vijnë vetëm kur KUSHTET ligjore…

11 January, 2018 F.autor Ekonomi

“Potenciali i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është larg prej të qenit i shterur! Shqipëria ofron mundësi për një numër qartësisht më të madh investimesh, p.sh. për një bujqësi moderne, apo në prodhimin e energjisë diellore dhe natyrisht edhe në turizëm. Në 2017 ishin rreth 120 000 turistë gjermanë që mbërritën të zbulonin bukurinë e peisazhit shqiptar – një rritje kjo prej më shumë se 50% krahasuar me vitin e shkuar”. Me këto fjalë i është adresuar ambasadorja Gjermane Susanne Schütz të ftuarve sipërmarrës dhe përfaqësues të qeverisë në pritjen e përbashkët për Vitin e Ri, organizuar nga Ambasada Gjermane dhe DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri).

Por, shtoi ajo, edhe pse potenciali i madh i Shqipërisë është tërheqës, investitorët do të vinë vetëm atëherë kur edhe kushtet ligjore të jenë të duhurat, e në mënyrë të veçantë kur ata investitorë që zhvillojnë aktivitetin e tyre tashmë këtu, të trajtohen në mënyrë luajale: pikërisht këta janë ambasadorët më të mirë për Shqipërinë si vend investimesh.

Kështu nga një anketim mes anëtarëve të DIHA-s rezultoi se ata prisnin prej qeverisë së re shqiptare një zbatim konsekuent të reformës në drejtësi dhe një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta janë njëkohësisht edhe tre nga pesë prioritetet kyce, që duhen përmbushur për të celur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Ky hap, tha ambasadorja gjermane, mund të ndërmerret në 2018, nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se ka bërë progres të mjaftueshëm. “Unë dëshiroj të inkurajoj në këtë kontekst qeverinë shqiptare për vijimin e reformave dhe përpjekjeve të saj energjike në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit. Gjermania do të vazhdijë të jetë në krah të Shqipërisë dhe do ta mbështesë atë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë prej vitit 1988 me më shumë se 1 miliard euro në zgjerimin e sektorit të energjisë dhe ujit, menaxhimin e mbetjeve , mbrojtjen e burimeve dhe zhvillimin ekonomik. Thelbi i ndihmës ka qenë përmirësimi i kushteve të jetesës së njerëzve, krijimi i mundësive të punësimit dhe të të ardhurave duke ofruar kësisoj perspektivë për të ardhmen. “Së bashku me qeverinë shqiptare edhe këtë vit kemi ndërmarrë shumëçka: kështu p.sh. KfW-ja do të nisë rinovimin e ujësjellësit të Himarës e do të japë në të njëjtën kohë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e një turizmi miqësor me mjedisin”.

Ambasadorja ka theksuar se DIHA ka 10-vjetorin e krijimit të saj. “Themeluar në 2008 me vetëm 9 anëtarë – dhe mbështetjen e fuqishme e konkrete të shoqatës gjermano-shqiptare të ekonomisë DAW në Berlin – DIHA-n e gjejmë sot të zgjeruar me 80 anëtarë. Konferencat e përvitshme gjermano shqiptare mbi ekonominë, zhvilluar herë ne Shqipëri e herë në Gjermani, janë shndërruar në një simbol të veçantë e në të njëjtën kohë në një platformë të rëndësishme promovimi për Shqipërinë si qendër investimesh. Me gjithë modestinë më lejoni të them, se biznesi gjerman ka dhënë kontributin e vet në rritjen e konsiderueshme ekonomike që Shëqipëria ka përjetuar vitet e fundit”.

Ahmetaj: Kemi sfidë të tërheqim investimet e huaja

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i pranishëm në pritje, tha se Gjermania është donatori nr 1 dhe mbështetës i rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Kompanitë gjermane kanë sjellë në Shqipëri jo vetëm zhvillim ekonomik por edhe një kulturë pune, tha ai duke përmendur kompaninë automotive gjermane Forschner, e cila prej vitit 2015 ka aktivitet në Shqipëri.

Viti 2017, tha Ahmetaj, ishte i mirë për Shqipërinë në anën ekonomike dhe politike. “Kemi lëne mbrapa korrektimin e ekonomisë, shtoi ai. Rritja prej 3.9 përqind është nne platformë shumë e mirë që të kërcejë në nivelin tjetër atë të qytetarëve.

Qeveria është e bindur që pa thellimin e reformave, Shqipëria nuk do bëjë përpara, shtoi Ahmetaj, duke theksuar se mjaft e rëndësishme është reforma në drejtesi, si një instrument mjaft i mirë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Por edhe reforma në ekonomi është po aq e rëndësishme. “Ne menaxhuam borxhin, deficitin dhe bilancin primar, dhe do vazhdojmë ketë rrugë edhe pse nuk kemi më marrëveshjë me FMN”. Një tjetër element i rëndësishëm janë reformat derregulluese.

Imazhi i vendit përmirësohet me reforma, tha ai, duke shtuar se sfida e qeverisë është të tërheqë investime të huaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo është arsyeja pse gratë kanë më pak kohë të lirë se burrat
Previous article Ibra bën gati ‘valixhet’, ja ku mund të përfundojë gjatë merkatos së janarit

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT