• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ambasadorja e BE vlerëson punën e policisë: Operacione të suksesshme muajit e fundit
Home
Shqipëri

Ambasadorja e BE vlerëson punën e policisë: Operacione të suksesshme muajit e fundit

14 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e nisjes nga puna të programit PAMECA V, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, është ndalur tek lufta ndaj krimit të organizuar, duke deklaruar se ky është një fenomen që nuk njeh kufij dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë bashkë.
Në fjalën e saj, Vlahutin ka përgëzuar punën e policisë bërë muajit e fundit, duke thekuar se ky është vetëm fillim, pasi do të ketë të tjera goditje ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

“Gjithsesi, çelësi është vullneti politik dhe vendosmëria për t’u marrë me problemin pa asnjë kompromis. Dhe unë dua të falënderoj këtu me gjithë zemër z. Ministër Xhafaj dhe stafin e tij, për punën e tij serioze, të përkushtuar dhe partneritetin në këtë betejë.

Në 2017-n, ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale.

Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra, që duhet të godasin interesat kyçe të krimit”, nënvizoi diplomatja e BE-së.

Në fillim të këtij viti, policia e Shtetit ka ndërmarrë disa operacione për goditje e grupeve kriminale, si në Fier, Elbasan, Shkodër.

Po ashtu, ka pasur edhe disa raste, ku policia nuk ka ngelur vetëm tek arrestimet e këtyre personave, por u ka konfiskuar edhe pasuritë e tyre.

Në ceremoninë e zhvilluar, i pranishëm ka qenë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit si dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian që mbështesin projektin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barça-Arthur, marrëveshje për zbatim në janar 2019
Previous article (FOTO) Kupa e Shqipërisë, statistika dhe kuriozitete për skuadrat çerekfinaliste

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT