• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AMANETI/ Humbi bashkëshortin nga gjakmarrja, nëna e dy fëmijëve çon në vend fjalën e fundit të pastorit (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

AMANETI/ Humbi bashkëshortin nga gjakmarrja, nëna e dy fëmijëve çon në vend fjalën e fundit të pastorit (FOTO)

22 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Elona Prroj, 9 vite më parë humbi bashkëshortin. Dy fëmijët e Dritanit rriten pa babanë e tyre, për shkak të fenomenit të gjakmarrjes që vijon të marrë jetë njerëzish.

dritan-elona-e1286783420619

Qarku i Shkodrës është më i prekuri, ku në 29 vite janë vrarë me qindra persona. Rasti i Dritan Prrojit është një nga më të dhimbshmit. Jeta e tij u ndërpre në moshën 34- vjeçare. 9 vite pasi ai u qëllua ndërsa djali dhe vajza prisnin në shtëpi, atij i është dhënë nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës titulli “Mirënjohja e Qytetit”.

 

dritan-prroj-mirenjohje-bashkia-1

Jeta e pastorit mori tjetër rrjedhë, për shkak se xhaxhai i tij, në një konflikt e sipër, vrau një djalë të ri. Familja e tij qëndroi e ngujuar për 5 vite, madje ai tentoi që të niste një jetë të re në Angli, por u rikthye pas disa muajsh. Pastori i Kishës Ungjillore “Fjala e Krishtit” u kthye në vendin e tij i vetëdijshëm se mund të vritej.

Për këtë arsye, vetëm një javë para se plumbat t’i merrnin jetën, ai i la një amanet të vëllait, duke kërkuar që, nëse gjakësit do ta vrisnin, të mos kishte më gjakmarrje. Kur plumbat i morën jetën, Dritani kishte në çantën e tij një projekt kundër gjakmarrjes.

574f3b58-3565-48bf-8c39-493be58b4c09_tv_w1200_r1_s

Pikërisht këtë projekt e ka vënë në jetë bashkëshortja e tij, duke krijuar fondacionin “Jo gjakmarrjes, pro jetës”.

“Ndërkohë që unë e prisja bashkë me fëmijët në shtëpi për të ngrënë drekën, marrim lajmin e tmerrshëm që Dritani është vrarë për shkak të gjakmarrjes. Një varg i biblës u bë i gjallë në jetën tonë, se jeta është e shkurtër. Në çantën e tij ndërsa shkonte në makinë, duke dalë nga kisha kishte një bibël, por edhe një projekt kundër gjakmarrjes. Ne u ngritëm për të themeluar fondacionin ‘Jo gjakmarrjes, pro jetës’ sepse për ne ishte një simbolikë e një pishtari që nuk duhet lënë të shuhet, por të vazhdojë misioni dhe të zbatohet projekti që ai kishte për të bërë, luftën kundër gjakmarrjes. Çelësi i vazhdimësisë sonë ishte falja, sepse t’i zgjedh të çlirosh veten tënde nga burgu i mosfaljes. Kur ne të japim frymën e fundit, të mund t’u japim fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë një lloj trashëgimie, që do të mund të flasë.

Thënia e fondacionit tonë është ‘Të thyejmë prangat, që shqiponjat (fëmijët) të fluturojnë të lira’ dhe këtë duhet që ta bëjnë të gjithë”, shprehet Elona.

hqdefault

Dhe dy prindërit e 34-vjeçarit pranuan që të çojnë në vend amanetin e të birit duke e falur gjakun e tij, edhe pse kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë për ta. “Ky burrë, babai i Dritanit, është heroi im i gjallë. Kur unë jam fejuar dhe martuar me Dritanin, varfëria ishte kaq e madhe, sa babai i tij, ky hero ka shitur edhe gjak. Këta dy prindër i kanë rritur fëmijët e tyre plot me sakrificë.

1552152777_pastoriiii

Kur Dritani bëri 16 vjeç dhe një komshi e thirri për të shkuar në një shkollë biblike, edhe pse babai dhe nëna e tij kishin nevojë për shumë financa dhe që Dritani të dilte e të punonte, prindërit u treguan të gatshëm dhe i thanë ‘ti shko në shkollë dhe mëso për Zotin, ne do të punojmë që ti të shkollohesh’. Falja që këta prindër kanë bërë për gjakun e djalit të tyre është diçka që duhet ta marrë shembull i gjithë universi. Çdo qenie njerëzore ka gjëra për të falur, kjo është arsyeja pse prindërit e Dritanit i bën ata heronj”, thotë bashkëshortja e Dritanit. Vrasja e babait të dy fëmijëve ndodhi në vitin 2010. Gjakësi e ndoqi në mes të pedonales duke i marrë jetën, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rastësisht. Një efektiv Policie i gjendur rastësisht si civil e ndoqi autorin duke e arrestuar në flagrancë, pas vrasjes që tronditi qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë. Gjakmarrja është një fenomen që ende vijon të jetë prezent, sidomos në zonat e Veriut e aq më tepër në Shkodër, duke lënë shumë familje në vuajtje dhe varfëri, por edhe dhjetëra fëmijë të pashkolluar, nga frika se e nesërmja i gjen të vrarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIRIGJENT, KAMARIER, PERANDOR, APO PRESIDENT I SHQIPTARËVE? Ilir Meta prezanton RROBAT e reja (VIDEO)
Previous article ANËTARËSIMI/ SHBA miraton protokollin për Maqedoninë e Veriut në NATO, ja si votuan senatorët

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT