• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Alpenews.al” publikoi skandalin/ Strasburgu regjistroi çështjen. Zbulohet pyetja E VETME që i shmangen Rovena Gashi e Dritan Gina
Home
Breaking News

“Alpenews.al” publikoi skandalin/ Strasburgu regjistroi çështjen. Zbulohet pyetja E VETME që i shmangen Rovena Gashi e Dritan Gina

10 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas kryeqytetit të Shqipërisë, çifti i ish- prokurorëve të papunë tashmë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, e kanë zhvendosur betejën e tyre ligjore për drejtësinë e pretenduar, në Gjykatën e Strasburgut.

Në pranverë të këtij viti, AlpeNews.al zbuloi dhe bëri publike me fakte, prova dhe shkresa të pakundërshtueshme, superskandalin e fshehjes se miliona e miliona eurove në formën e pasurive të patundshme, nga çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina. Sipas dokumentave, provohet se ish drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe bashkëshorti i saj ish Kryeprokuror i qarkut të Elbasanit, i kanë fshehur procesit të vettingut dhe ILDKPI, plot 16 prona të cilat figurojnë në emër të babait të zonjës Gashi.

Bëhet fjalë për 14 apartamente në një pallat në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe 2 godina gjigande biznesi, njëra në lagjen Nr. 14 në Shkozet dhe tjetra ndanë autostradës Durrës Tiranë.

Rovena Gashi dhe Dritan Gina, prej disa muajsh vijojnë betejën e tyre ligjore kundër ish Kryeprokurores së Republikës Arta Marku e cila i ka pezulluar të dy nga detyrat që mbanin, pasi për ta prokuroria ka nisur zyrtarisht çështjen penale për fshehje të pasurisë, deklarim i rremë në bashkëpunim dhe dyshohen se këtë e kanë bërë përmes procesit të pastritmit të parave të pista që besohet se i ka ardhur nga korrupsioni masiv gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre publike, e deri tek mbyllja e dosjeve të krimit dhe mafias për përfitime personale,- siç deklaroi për ta ish ministri i Drejtësisë.

Grotesku në kufijtë e qesharakes në gjithë këtë histori është fakti se çifti i prokurorëve në çdo proces, në çdo hallkë që ankohen përfshi tani edhe Gjykatën e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, thonë gjithçka, përveç një gjëje. Në asnjë rast, ata nuk i janë përgjigjur dhe i shmangen si “djalli temjanit”, një pyetje të thjeshtë: A kanë fshehur ata prona të patundshme në emër të babait të zonjës Gashi, siç edhe akuzohen nga mediat fillimisht e tashmë edhe nga Prokuroria, zyrtarisht? PO apo JO? Kaq.

Media dhe prokuroria kanë kapur “ujkun”, ndërsa ata ulërijnë gjithandej duke kërkuar të tregojnë me gisht në drejtimet e gabuara, “gjurmët”.  Gjërat janë shumë të thjeshta në kë rast. Mjafton që çifti i Prokurorëve të japi një përgjigje pyetjes së vetme që bëhet për ta, e të thonë: Ose PO. Ose JO! Pra, ose ato pasuri për të cilat akuzohen se janë fshehur, janë të tyret ose ato nuk janë. Faktet, provat, objektet, ose janë të vërteta, ose jo. Pronat e fshehura ose ekzistojnë ose jo. Rrugë të tretë nuk ka.

Nëse Rovena Gashi dhe Dritan Gina i vërtetojnë shqiptarëve se 16 pronat që i atribuohen NUK janë të tyret, këtu ata kanë mbaruar punë me të gjithë; me veten, me opinionin publik, me të vërtetën, me drejtësinë shqiptare, me KPK, KPA e ONM, me Prokurorinë e Përgjithshme, ILDKPI e deri në Strasburg apo edhe në Gjykatën e Hagës po deshën.

Nëse ata nuk i përgjigjen kësaj pyetje, atëherë le të vazhdojnë gjithë jetën me parullën “komunistët nuk dorëzohen” dhe të vijnë vërdallë duke harxhuar edhe paratë, edhe kohën, edhe nervat, edhe letrat, edhe punën e institucioneve po deshën. Një gjë është e sigurtë pas kësaj, se ata do të vazhdojnë të bëjnë zhurmë gjithnjë e më të mbytur, sa më shumë barsaleta që vazhdojnë të tregohen për ta në qytet. Ndërsa ata vetë, çfarëdo që të bëjnë, kurrë nuk kanë për tia mbushur mendjen ndokujt, se janë… engjëj të pafajshëm!

Lajmi i AlpeNews.al

Sot:

Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet, ankimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, duke e regjistruar çështjen e tyre me nr. Nr.29943/18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018.

Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Prokurorët Gashi dhe Gina kërkojnë nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatojë shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.

Pas konfirmimit se çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Strasburgut, prokurorja Rovena Gashi kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të Martën, dt. 10.07.2018, të ndërpresë procedurën e rivlerësimit kalimtar të nisur ndaj saj. Këtë kërkesë e bazon në përcaktimet e neneve 17, 29, 32, 34, 38 dhe 46 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në bazë të të cilave autoritetet e brendshme nuk mund të vijojnë shqyrtimin e çështjes, përsa kohë procedurat paraprake të saj po shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deri në vendimin përfundimtar prej saj.

Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentuar Gjykatës së Strasburgut se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.

1. Gjatë procesit të rivlerësimit (Vetingut), subjektit Rovena Gashi nuk i është garantuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme, pasi në përbërje të trupës gjykuese të këtij subjekti, prej datës 30.11.2017 deri në datën 15.03.2018, ka qenë Komisionerja S. Zh., më të cilën, subjekti i rivlerësimit Rovena Gashi ka konflikt të hapur interesi. Procesi ka qenë i paragjykuar, pasi të gjithë procedurat dhe hetimi administrativ ndaj saj, për përiudhen nga data 30.11.2017 deri në datën 15.03.2018, e ka zhvilluar komisionerja S.Zh., në cilësinë e Relatores.

2. KPK ka shkelur detyrimin e konfidencialitetit dhe detyrimin e mospërhapjes së informacionit, duke shpërndarë informacione dhe akte zyrtare që ka administruar gjatë hetimit rreth subjekti Rovena Gashi, informacione, për të cilat vazhdonte procesi i verifikimit, ku relatore ka qenë komisionerja S.Zh, në kushtet e konfliktit të interesit.

Për shkeljen e parimeve të konfliktit të interesave, ankimuesit Gashi dhe Gina i referojnë Gjykatës së Strasburgut se edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dështuar ta identifikojë dhe të sugjerojë masat përkatëse për komisioneren, siç e ngarkon ligji shqiptar këtë strukturë, pavarësisht faktit se ONM është vënë në dijeni të fakteve dhe provave nga subjekti Rovena Gashi.

3. Shkeljet e procedurave gjatë procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi kanë qenë vendimtare për shkatërrimin e pozitave të subjektit të rivlerësimit në drejtim të të trija kritereve, në raport me kriteret që ky subjekt u përfshi në procesin e Vetingut.

Shkelja e konfidencialitetit të të dhënave për pasurinë nga Komisioni i Vetingut u keqpërdor nga një media on-line, e drejtuar nga një ish-deputet, i cili u hetua dhe u dërgua për gjykim nga prokurorja Rovena Gashi, si i akuzuar për “Pastrim parash”. Kjo media on-line, me qëllim hakmarrjeje personale, abuzoi me dokumentat e dorëzuar në KPK, duke shpifur me fakte të pavërteta për pasurinë e subjektit.

Të dhënat e publikuara në mënyrë abuzive u vlerësuan nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që të urdhëronte nisjen e hetimit penal. Në bazë të këtij urdhëri, Prokuroria e Durrësit regjistroi procedimin penal. Vetëm në bazë të të dhënave të publikuara në median e ish-deputetit, kjo prokurori mori në cilësinë e të pandehurit subjektin Rovena Gashi. Në këtë mënyrë, Gashit iu hoq mundësia e vlerësimit objektiv mbi kriterin e pasurisë gjatë procesit të Vetingut, i cili ende nuk ishte përfunduar.

Procedimi penal për pasurinë, i cili e kishte pikënisjen nga media on-line e ish-deputetit, u vlerësua i mjaftueshëm nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që të vendoste pezullimin e subjektit Rovena Gashi, duke i hequr mundësinë e vlerësimit objektiv të kriterit të aftësisë profesionale gjatë procesit të Vetingut.

Përfolja mediatike për një kohë të gjatë e subjektit të rivlerësimit, në bazë të keqinterpretimit të informacioneve të administruara nga KPK, në shkelje të detyrimit të konfidencialitetit, i hoqi mundësinë për një vlerësim objektiv mbi kriterin e figurës, ende pa u vlerësuar ky kriter nga KPK.

Gjithashtu, në kërkesën e regjistruar tashmë në Gjykatën e Strasburgut, aplikantët pretendojnë se, në procedurat e ndjekura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), konstatohen shkelhet, si vijon:
a-mohimin flagrant të drejtësisë, për shkak të pamundësisë për të kundërshtuar në rrugë gjyqësore urdhërat e pezullimit;
b-shkeljen e të drejtës për të respektuar jetën private, për shkak të pezullimit të menjëhershëm, të paligjshëm dhe arbitrar;

Kolegji i Apelimit, fillimisht nuk e mori në shqyrtim ankimin e prokurorëve Gashi e Gina kundër vendimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme për pezullimin e tyre nga detyra. Argumenti fillestar i Kryetares së KPA ishte fakti që, në trupën gjykuese të përzgjedhur nga shorti, pjesëmarrëse ishte edhe një gjyqtare, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesave. Shqyrtimi i ankimit të tyre do të shtyhej në kohë, për shkak se KPA nuk kishte rregullore për zëvendësimin e gjyqtarëve. Më tej, KPA, me të njëjtin trup gjykues, madje me relatore gjyqtaren që kishte dhënë dorëheqjen më parë për shkak të konfliktit të interesave, merr vendim për mos-shqyrtimin e kërkesës së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E bëri dhe Fero! Reperi nuk duron dot më, publikon FOTO intime me një femër në shtrat
Previous article E RËNDË NË KUKËS/ I riu përplas BASHKËJETUESEN me makinë për ta vrarë. Dyshohet se...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT