• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ali Ahmeti: Shqipja do të zyrtarizohet me apo pa Ivanovin
Home
Rajon

Ali Ahmeti: Shqipja do të zyrtarizohet me apo pa Ivanovin

16 March, 2018 Redaktor2 Rajon

Përderisa presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka kërcënuar se nuk do ta nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pohoi se shqipja do të zyrtarizohet edhr pa nënshkrimin e tij. Askush se bllokon dot gjuhën shqipe, ka potencuar Ahmeti në një deklaratë ekskluzive

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë ekskluzive dhënë në deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë, është një e arritur historike për shqiptarët dhe me këtë ligj është mbyllur një kapitull shumë i rrëndësishëm i Marreveshjes së Ohrit.

“Është një e arritur e madhe, një e arritur vërtetë historike për shqiptarët në Maqedoni, por edhe për shqiptarët që jetojnë në hapësirat e veta në Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo gjuhë do t’ju shërbej të gjithë shqiptarëve, po ashtu është edhe në dobi të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse çdo i dyti banorë i këtij vendi flet ndryshe nga gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Ligji i miratuar është në dobi të stabilitetit dhe të paqes. Me këtë ligj është permbyllur një kapitull shumë i rëdësishëm i Marreveshjes së Ohrit,e cila erdhi si rezultat i sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptarë. Për këtë gjuhë ka heronjë,ka deshmorë që kanë dhënë jetën në vitin 2001”, ka theksuar Ali Ahmeti

Lidhur me paralajmerimet e presidentit maqedonas Ivanov, se nuk do ta dekretojë Ligjin, Ahmeti theksoi se Ivanov është i obliguar ta nënshkruaj Ligjin, në të kundërtën e shkelë Kushtetutën e këtij vendi.

“Zotit Ivanov i kam bërë një porosi që ai ta dekretonte Ligjin, që në votimin e dytë. Ai nuk mundi ta tejkaloj veten për të qenë një përfaqësues legjitim i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Me votimin në lexim të tretë që është bërë në Kuvendin e Maqedonisë, zoti Ivanov e ka detyrim kushtetues ta dekretojë ligjin, sepse në të kundertën ai shkel kushtetuten dhe ligjet e këtij vendi. Vllerësojmë se tani më ai mban qendrim politik dhe antishqiptar. Ligji do të hyjë në zbatim, e nenshkruajti apo nuk e nënshkruajti Ivanovi”, ka shtuar tutje Ahmeti.

Veprimin e ashpër të opozitës maqedonase gjatë miratimit të ligjit, Ahmeti e cilësoi si një reagim të VMRO-DPMNE-së për t’u arsyetuar para votuesve të saj.

“Reagimi në Kuvend i opozitës nuk do t’i ndihmoj VMRO-DMNE-së të përmisoj imazhin e saj e as te elektorati i vet, e as nuk do t’i shërbejë VMRO-së që të përmirësoj imazhin tek shqiptarët në Maqedoni. Nuk kam pritur të votoj e as të aplaudoj VMRO për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Konsideroj se një reagim i tillë i opozitës maqedonase ndodhi për t’u arsyetuar përpara votueve të saj”, nënvizoi Ahmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zvicra lejon qarkullimin e kanabisit për qëllime shkencore
Previous article BEKIM SHEHU/ A do ta ketë Kosova ushtrinë e vet?

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT