• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Sikur Edi Rama të ishte sot, “katërshja” e liderëve të opozitës!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Sikur Edi Rama të ishte sot, “katërshja” e liderëve të opozitës!

14 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ka një asimetri ekstreme mes mënyrës sesi një pjesë e opinionbërësve dhe zhurmuesve publikë, e trajtojnë çdo veprim, çdo vendim, çdo dalje, çdo fjalë, çdo xhestikulacion dhe çdo sjellje politike të Kryeministrit Edi Rama në raport me ato të “katërshes” së opozitës: Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Nëse Edi Ramës i kritikohet edhe arritja më e madhe; i errësohet edhe vendimi më i drejtë; i nxihet edhe veprimi më i matur e i mohohet edhe rekordi më i mirë. Për “katërshen” e opozitës së rrugës edhe gjëja më ekstreme, edhe më anormalja, edhe sjellja më e rëndë që mund të bëjnë, duket sikur u trajtohet me “dashuri”, me “delikatesë”, me “dhembshuri” e me kujdesin e normalitetit të çdo lajmi tjetër.

Do të ishte krejt e kuptueshme dhe deri diku e pranueshme, nëse kjo asimetri në dy kahje diametralisht të kundërta, do të ekzistonte për faktin se një Kryeministër, kryetari i të vetmes parti në pushtet, sigurisht qe ka më shumë më tepër përgjegjësi përpara vendit. Pasi edhe gabimet, të metat e mangësitë e tij në pushtet, i kushtojnë vendit më shumë sesa ato të kujtdo tjetër, e ndoshta sa të gjithë liderëve politikë në opozitë, sëbashku.

Por, nuk është ky rasti. Kjo qasje asimetrike ndaj Edi Ramës, ka qenë edhe dje kur ai e PS ishin në opozitë e nuk kishte asnjë pushtet në dorë. E njëjta qasje, sjellje dhe trajtim në debatin publik Edi Ramës i është bërë edhe kur ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mjafton të kujtoni asimetrinë ekstreme në raport me Lulzim Bashën, kur ia rrëmbeu mandatin përdhunshëm dhe e zëvendësoi duket fjetur gjumë për 4 vjet, në atë zyrë.

Se nga buron kjo lehtësi e papërballueshme, për ta trajtuar Edi Ramën si “të njerkës” dhe “katërshen” si të nënës; Edi Ramën me “syze të errëta” dhe “katërshen” me syze pa xhama fare; Edi Ramën me skrupulozitetin dhe pedantizmin e një lideri politik të një shteti me demokraci ideale dhe “katërshen” me përkëdhelitë e një demokracie “alla shqiptarçe”,- kjo mbetet për tu analizuar shumë më thellë sesa në një shkrim si ky. Por, fakt i pamohueshëm është, se kjo qasje tashmë ka fituar qytetarinë.

Pyetja është se si do ta kishin trajtuar Edi Ramën sot, ata që kanë justifikuar dhe po mbrojnë me zjarr, lidershipin e opozitës sonë të rrugës:

Nëse Edi Rama dhe PS do të kishin bojkotuar në mënyrë sistematike komisionin e reformës zgjedhore dhe sot do të ulërsite gjithë ditën, se donte zgjedhje të lira e demokratike me standarde?

Po nëse Edi Rama do të kishte djegur mandatet e deputetëve të PS dhe do të kishte nxjerrë opozitën nga Parlamenti?

Po nëse Edi Rama do të bënte protesta si këto të 4-5 muajve të fundit, duke hedhur bomba “Molotov” mbi godinën e Kryeministrisë dhe atë të Parlamentit, sa protestues do ishin vrarë në bulevard, e për të cilët sërisht faji do të kishte rënë vetëm mbi kryetarin e PS?

Po nëse opozita e Edi Ramës do të firmostë një marrëveshje me partitë e tjera aleate për të mos hyrë në zgjedhje, kundër të gjitha qëndrimeve të SHBA, BE, NATO, PE, OSBE/ ODIHR, etj. çfarë do të thonin sot koristët e grupit të zjarrtë të avokatisë së “katërshes”?

Po nëse Edi Rama dhe PS nuk do të pranonin për tu ulur në dialog pa kushte, nëse nuk plotësohej i vetmi kusht që Sali Berisha të ikte si Kryeministër?

Po nëse Edi Rama do kërkonte “qeveri tranzitore”, ngaqë nuk fitonte dot me zgjedhje, ngaqë donte pushtet në tavolinë dhe për të çbërë Reformën në Drejtësi nga frika e SPAK dhe BKH?

Po nëse Edi Rama do të ishte President i Republikës dhe do të firmoste “çdekretimin” e datës së zgjedhjeve si Ilir Meta, ku do të ishtë ngritur trekëndëshi për ta kryqëzuar Kryetarin e PS?

Po nëse Edi Rama do ishte marë sot i pandehur si Lulzim Basha, nga Prokuroria, për lobim të paligjshëm me para të dyshuara si ruse, ku do ta kishin ndezur turrën e druve për ta djegur të gjallë kryetarin e PS?

Po nëse Edi Rama do ta kishte kërcënuar qoftë edhe njëherë të vetme Monika Kryemadhin, siç ajo bën sistematikisht ndaj tij, çfarë do ta priste Kryetarin e PS nëpër banaqet e televizioneve?

Po nëse i shkonte ndonjëherë ndërmend Edi Ramës të deklaronte; “Ose ikën Sali Berisha si Kryeministër, ose shkrihet PS”, kush do ia hidhte i pari benzinën flakës?!

Kështu mund të vazhdohet pafund. Por, për aq kohë sa kjo qasje nuk mer fund, Edi Ramës dhe PS nuk u mbetet gjë tjetër, veçse ti shkojnë deri në fund rrugës së nisur drejt 30 Qershorit. Për inat të akujt. Por, për shkak të detyrimit madhor ndaj ligjit, Kushtetutës e në respekt të së drejtës së qytetarëve shqiptarë për tu zgjedhur e për të zgjedhur. Sepse në fund të fundit, ajo që po ndodh, nuk është një çështje mes Edi Ramës dhe “atyre”. Por, një çështje mes PS dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ Makina përplas këmbësorin, largohet...
Previous article U LARGUA NGA MILAN PAS NJË SEZONI/ Tashmë është zyrtare, Leonardo transferohet tek klubi…

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT