Ilir Meta ka thyer rekordin e tij personal, duke treguar se vijon të mbetet unik në llojin e vet, teksa në 5 ditë, ka thënë 5 gjëra të ndryshme për të njëjtën çështje: Shfuqizimin e dekretit që cakton 30 Qershorin, si datën e zgjedhjeve të përgjithshme vendore në Shqipëri!
Ditën e parë, të shtunën më 8 qershor, bëri një deklaratë ku pasi shprehte “shqetësimin e thellë për situatën e krijuar, duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit të saj” dhe “rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në vend”, e “duke dashur që të ruaj stabilitetin, paqen sociale dhe unitetin kombëtar”, tha se kishte vendosur të shfuqizonte dekretin e 5 nëntorit të vitit të kaluar, ku kishte caktuar të dielën e fundit të këtij muaji, për zhhvillimin e zgjedhjeve.
Ditën e dielë, ashtu siç i ka hije një jave biblike, “Zoti bëri pushim”.
Ilir Meta u rikthye të hënën më 10 qershor, që në 08.00 për të “dekretuar shfuqizimin e dekretit”. Pas një fjalimi prej afër treçerek ore, i këput një të firmosur LIVE në stilin e Donald Trumpit në fund, për ta mbyllur me krijimin e shqiponjës me dy pëllëmbët e duarve.
Me triumfalizmin e një njeriu që e kishte çliruar i vetëm këtë situatë imagjinare, të cilën e përshkroi sikur po fliste me vete me zë të lartë përa mirkofonave, priti që Shqipëria të tronditej nga themelet dhe të niste zbatimi i kauzës së vetme opozitare: Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!
Por, Edi Rama sapo përfundoi Ilir Meta, nisi mbledhjen e Kryesisë së PS ku u vendos që të nisinin procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Sqarimet që u bënë në media dhe për opinionin publik nga konstitucionalistët, qartësuan se kishim të bënim me një vendim të marrë në shkelje të rëndë të Kushtetutës, pa asnjë referencë ligjore dhe si një akt thellësisht politik.
Po atë ditë, KQZ që u informua zyrtarisht, e vlerësoi si një akt tërësisht të pavlefshëm dhe vijoi me përgatitjet e mëtjeshme për zgjedhjet e 30 Qershorit. Ndërkomëbtarët nga Uashingtoni në Bruskel, e nga Berlini në Tiranë inkurajuan zhvillimin e zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar kushtetues dhe i bënë thirrje opozitës që të rikthehet në rrugën e arësyeshme të dialogut në institucione në lidhje me procesin elektoral.
Të martën e 11 Qershorit, Ilir Meta doli përsëri në konferencë për shtyp, që të sqaronte “disa paqartësi” që nuk qenkërkan kuptuar siç duhet, me një nervozizëm tipik për raste të tilla të karrierës së tij mbi çerek shekullore politike. Me një ndryshim të madh këtë radhën: Nacionalisti i ditës së hënë, ishte bërë krejt papritur sovranist, duke kritikuar SHBA, BE, OSBE/ ODIHR dhe eurojuristët. Duke mos harruar që të ironizonte se do ti thërriste partitë politike në një tryezë konsultimesh, nëse atë nuk do ta shkarkonte Parlamenti si President.
Por as kjo dhe as deklaratat dhe mesazhet e tjera për mazhorancën në Tiranë dhe për ndërkombëtarët në Shqipëri dhe jashtë saj, nuk pinë ujë. Sepse askush nuk mund të pranojë që të zbatohet një vendim antikushtetutes i Presidentit të Shqipërisë, që i heq të drejtën qytetarëve të vet që të zgjedhin e të zgjidhen dhe që të mos u japi mundësinë 61 bashkive të vendit, të kenë drejtuesit e tyre të rinj, që do të dalin nga procesi zgjedhor i 30 Qershorit.
Këto, por edhe mos zbatimi i detyrës Kushtetuese nga ana e Ilir Metës, për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, brenda afatit ligjor, e bënë Presidentin të kuptonte se i kishte kundër, përveç ata të gardhit të shtëpisë së tij dhe SHQUP-it.
Kjo e detytroi Ilir Metën të mërkurën më 12 qershor, që të bënte një nga ato “saltot mortale me piruetë” dhe të ftonte të gjitha partitë politike për… të nisur konsultimet për të caktuar një datë të re zgjedhjesh. Por, ky nuk është një rast nga ato që mund të cilësohen si “më mirë vonë se kurrë”. Por, një rast që meriton diçiturën “më vonë, tani është bërë shumë vonë!” Ndaj, as kjo dhe as ndonjë pirutetë tjetër, nuk besohet se do ta shpëtojë këtë radhë, Presidentin e Republikës sonë, nga procedura Kushtetuese e shkarkimit nga detyra.
Të enjten e 13 Qershorit, radhën e ka Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, për të nisur të thotë fjalën e vet për një President që flet si analist, duke mbajtur gjithë kohës, tekstin e Kushtetutës në dorë.