• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për të mos u mbytur në një kazan me ujë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për të mos u mbytur në një kazan me ujë!

1 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Tërbimi i motit si rrallëherë mbi këto anë, nuk ishte diçka e papritur as për qeverinë, e cila ka të paktën një javë që është e informuar dhe ka nisur të përgatitet për këtë. Nuk ishte e papritur kjo as për strukturat e emergjencave civile dhe forcat e armatosura të cilat vetëvetiu janë pjesë e përballimit të rasteve “apokaliptike” si këto. Aq më pak ishin të papërgatitura për kët shtabet e emergjencave në 12 qarqet e Shqipërisë, ku Prefektët e rinj, të gjithë ish ushatarakë të lartë karriere, mezi kanë pritur që të vihen në provë, për ti treguar edhe më skeptikëve, sesa gabim e kishin kur e paragjykuan zgjedhjen e tyre atipike, nga Kryeministri që nuk të habit asfare në një rast si ky.

Greqia fqinje e kaloi pak ditë më parë një situatë të ngjashme, ku fatura e dëmit financiar që doli sot për ti shkuar rikuperimit të dëmeve dhe dëmshpërblimit të familjeve, me plot 1.3 miliardë euro. Bashkë me qytetarët grekë, u dëmtuan edhe shumë familje emigrantësh shqiptarë, për të cilët dëmi dhemb edhe më shumë, po të kemi parasysh situatën e tyre social ekonomike në tërësinë e vet. Mënyra sesi u menaxhua ajo situatë atje, mund të jetë edhe një eksperiencë shtesë për strukturat tona të shpërndara tashmë kudo në terren.

Parlamenti ndërpreu punimet ku diskutohej për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2018 dhe ministra e deputetë, në mazhorancë e opozitë, u shpërndanë sipas zonave të tyre zgjedhore në terren. Duhet pranuar që në fillim se Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhura, qoftë në burime njerëzore por mbi të gjitha në infrastrukturën teknike, për të përballuar situata të tilla kaq “in extremis”. E kemi provuar këtë në rastet e zjarreve gjatë verës, ku për shkak të dështimit për ti parandaluar, fikja e tyre ka qenë një odise torturuese më vete.

Imazhet e përmbytjeve të disa viteve më parë në zonën e qytetit dhe në fushat e nën Shkodrës apo të Lezhës, janë ende në kujtesën e shumëkujt. Sikundër situata të ngjashme që përsëriten sapo shirat e kalojnë mesataren e tyre vjetore apo stinore, qoftë në dy anët e Vjosës, e deri nëpër qendra qytetesh, e në ndonjë rast edhe në Tiranë. Përgjithësisht situata të tilla janë përballuar nga forcat e ushtrisë, si struktura më e organizuar që ka vendi, e pajisur gjithashtu edhe me mjetet e duhura logjistike, lëvizëse dhe përvojën për të përballuar ngjarje që në fakt nuk është se kanë edhe aq shumë lidhje të drejtpërdrejtë e specifike me detyrat dhe misionin e saj.

Megjithatë, edhe shtete shumë më të fuqishme se ne, si SHBA përshembull në rastet e uraganeve duket e pafuqishme, gati e gjunjëzuar dhe e dorëzuar përballë katastrofave natyrore të cilat sjellin pasoja të tjera, deri tek katastrofat humanitare. Këto situata kanë ndodhur kudo, po ndodhin edhe këto orë të vështira në Shqipëri, e pritet të ndodhin padyshim, edhe në të ardhmen. Qeveritë sado të fuqishme që të jenë, sado masa parapërgatitore që të marin, sado struktura dhe infrastrukturë të specializuar që të kenë, përsëri ngjarje të përmasave të tilla të fatkeqësive natyrore as nuk mund ti parandalojnë dot, e as nuk mund ti ndalin në momentin që ndodhin.

Nota që i vihet qeverive dhe strukturave të tyre të specializuara, lidhet me forcën e tyre të reagimit, me shpejtësinë, me menaxhimin në hapësirë që i bëjnë këtij teatri, për tu përgjigjur në kohë reale situatave më të vështira dhe episodeve të veçuara, me të gjitha kapacitetet dhe resurset që zotëron vendi. E rëndësishme në këto orë të rënda është që të evitohen dëmet në njerëz, e më pas të gjitha llojet e dëmeve të tjera, sipas rëndësisë. E në përfundim të gjithë kësaj situate, marja e masave për evitimin sa më të shpejtë të të gjitha pasojave dhe rikthimin sa më parë të normalitetit dhe vijimin e jetës normale. Një ndihmë të madhe në këto momente, duhet të japi secili prej nesh si qytetar, por edhe mediat dhe kushdo që ka mundësi për të kontribuar, përfshi jo vetëm pushtetin qëndror dhe atë lokal, por edhe biznesin privat dhe individin.

Fati e do që zhvillimi i teknologjive digjitale të ketë avancuar aq shumë dhe të ketë penetruar aq gjerësisht edhe kudo nëpër Shqipëri, aq sa qeveria dhe shteti nuk e kanë më edhe aq të lehtë për të neglizhuar situatat e ndryshme, sepse gjithçka bëhet publike menjëherë nëpër rrjetet sociale. Por nga ana tjetër, edhe vetë individi ka shumë më tepër kanale dhe mundësi informimi për të kuptuar e mësuar se çfarë duhet të bëjë e çfarë jo, në mënyrë që e gjitha të bërballohet si një çështje e emergjencës sonë kombëtare dhe jo thjeshtë e vetëm si një hall e problem personal. Nëse veprohet kështu, e sigurtë është që nuk kemi për tu mbytyr as në një pikë uji, por as nëpër kazanët që po vërshojnë këto orë nga qielli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMUNDESIA E MOTIT/ Kthehen mbrapsht të gjithë avionët që janë nisur nga Italia e Austria drejt Shqipërisë
Previous article Video/ Troket mesnata, gjithçka që duhet të dini për situatën e jashtëzakonshme në Shqipëri

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT