• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për legjitimitetin e mazhorancës dhe të Presidentit në detyrë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për legjitimitetin e mazhorancës dhe të Presidentit në detyrë!

15 September, 2019 Redaktor1 OP-ED

Sa më shumë i afrohemi ditës së votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, aq më shumë ashpërsohen dhe rëndohen tonet e Ilir Metës kunër mazhorancës parlamentare në publik.

Pavarësisht se një herë ai shfaqet me kostumin e plazhit, e herë me atë të peshkatarit. Herë me atë të alpinistit e herë me atë të Kreut të Shtetit. Herë herë me kostumin e Kryetarit të LSI dhe here me të liderit të opozitës, përfundimi është i njëjtë. Ilir Meta nuk e fsheh më faktin se ai nuk është më “de facto” përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar, por përfaqësues i popullit opozitar të lënë tashmë rrugëve.

Pasi u mundua nja 2-3 orë gjatë transmetimeve televizive live kur doli përpara Komisionit Hetimor Parlamentar, që të bënte shtetarin që predikonte politikbërjen “me qetësi dhe dashuri”, Ilir Meta u rikthye sërisht në origjinë. Kjo u pa edhe gjatë kësaj jave tek sulmet banale kundër çdo përfaqësuesi të mazhorancës socialiste që është kritik me të, e deri tek postimi më i fundit në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Me një gjuhë që ska asnjë lidhje me qasjen Presidenciale, as me gërmën dhe frymën e asaj që ai duhet të përfaqësojë sipas Kushtetutës së Republikës, Ilir Meta veç të tjerash shkroi se “ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime! Koha nuk pret!”

Për ta kuptuar sesa larg shkon Ilir Meta me këto deklarata dhe sesa realiste janë ato, mjafton që të rikthejmë në vëmendje, deklaratën e zv. Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Metthew Palmer, i cili kur ishte në Tiranë tha:

“Qëndrimi ynë zyrtar është se Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave. Ajo është një partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën punojmë mirë dhe ngushtë. Institucionet e qeverisë janë funksionale. Janë legjitime. Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane”.

E kur këtë e thotë Washingtoni zyrtar, nuk ka asnjë hapësirë për komente të tjera, përveçse nëpërmjet këtij qëndrimi të kuptosh edhe më mirë sesa realist është Ilir Meta me deklaratat e tij ndaj mazhorancës qeverisëse dhe legjitimitetit të saj.

Sipas teorive politike, parimi i legjitimitetit demokratik bazohet tek fuqia e mazhorancës për të qeverisur dhe drejtuar shtetin që buron nga vota e popullit në proceset elektorale. Mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama, në qeverisjen qëndrore është konfirmuar nga procesi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në vitin 2017. Zgjedhje këto të paankimuara në asnjë zone e rast as nga opozita e rrugës vetë, e as nga Ilir Meta që drejtoi LSI në fushatë para se të hynte edhe formalisht, në zyrën e Kryetarit të Shtetit.

Përsa i përket pushtetit lokal, legjitimiteti i drejtuesve të rinj të Bashkive, buron nga zgjedhjet e 30 Qershorit të cilat janë njohur e çertifikuar përveçse nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, edhe nga SHBA, BE dhe raporti final I OSBE/ODIHR. Vetë Ilir Meta e pranoi këtë javë, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, se ajo që tentoi të bënte opozita duke djegur mandatet e deputetëve dhe duke mos u futur në zgjedhje, ishte diçka krejt artificiale.

“Kjo ka qënë një situatë artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, një antagonizëm i orkestruar nga lart, për të mbajtur në ngerç Shqipërinë”,- tha Meta.

Kaq mjafton për të kuptuar se kush është legjitim e kush jo në këtë vend: Mazhoranca qeverisëse e Kryeministrit Edi Rama? Apo Presidenti i Republikës që duke e ditur shumë mirë se po konsumohej publikisht një situatë krejt artificiale politike dhe në emër të saj, çdekretoi datën e zgjedhjeve. Kjo tregon se qëllimi i tij ka qenë që ti hidhte benzinën një zjarri që as nuk u ndez dhe as ka për tu ndezur kurrë, për aq kohë sa edhe ai vetë është pjesë e “një situate artificiale dhe një antagonizmi të orkestruar nga lart”.

Ndaj koha do ti sqarojë të gjitha dilemat. Siç shumë prej tyre, i sqaroi dita e 30 Qershorit. E ca të tjera, do ti sqarojë shumë shpejt, edhe shkarkimi i Presidentit në detyrë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Në ditën e dasmës së vajzës së tij, babai vret veten
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Verona-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT