• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për “kolaboracionistët” e luftës së re kundër koronavirusit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për “kolaboracionistët” e luftës së re kundër koronavirusit!

1 April, 2020 Redaktor1 OP-ED

Nëse Covid-19 do të ishte një armik i dukshëm e konkret, si të gjitha ato që kanë patur përjetësisht luftrat e kësaj botë, me emër dhe mbiemër, armë, ushtri, shtab dhe gjithçka tjetër në strukturë e infrastrukturë që njohim nga historia, atëherë ai nuk do të kishte aleat më të mirë sot në Shqipëri, sesa një pjesë të opozitarëve tanë.

Nëse lufta ndaj koronavirusit do të ishte Lufta III Botërore, nën shembullin e asaj që ka përfunduar këtu e 75 vjet më parë, atëherë një pjesë e liderëve të saj do të ishin sot, me veprimet dhe me mosveprimet e tyre, të ndërmara me qëllim apo pa qëllim, kandidatët Nr. 1 për të qenë kolaboracionistët e nazi-fashizmit të djeshëm.

Sepse edhe ato që janë pjesë e turpit të historisë, nuk bën më shumë atëherë, sesa ato që po tentojnë që ti bëjnë sot një pjesë e “kolaboracionistëve” të armikut aktual, që po mer pa u ndalur jetë njerëzore në Shqipëri dhe pothuajse anembanë planetit.

Si edhe atëherë edhe sot, pavarësisht bindjeve ideologjike, politike dhe gjithçkaje tjetër kudo në botë janë bërë pjesë e të njëjtit front, kundër të njëjtit armik të përbashkët që nuk bën dallime të asnjë arësyeje tjetër, mjafton që të jesh qenie njerëzore.

Atëherë SHBA e Britania e Madhe kapitaliste dhe BRSS komuniste, u bënë bashkë kundër ushtrive të Hitlerit e Musolinit. Edhe sot SHBA, Rusia, Kina, Gjermania, Italia, Franca, Spanja e kushdo tjetër, po mundohen pas hutimit të parë, që të bëhen të gjithë bashkë kundër të njëjtit armik të përbashkët, që ka shkaktuar pandeminë globale. Ndërsa në Shqipëri ndryshe nga e gjitha kjo, sheh një qasje as të parë e as të dëgjuar, në asnjë vend tjetër që po përballet sot me Covid-19.

Në këtë vend ka opozitarë që nuk lenë rast, nuk lenë ditë, nuk lenë orë e çast pa shpifur e pa shpikur gjëra që nuk ekzistojnë. Duke u përpjekur që të përhapin veçse panik, “fake news”-e, informacione të deformuara, të bëjnë propogandë dhe të përdorin mitet e rreme duke u përpjekur papushim që të njollosin vazhdimisht pa u ndalur, çdo gjë pozitive dhe çdo përpjekje të përbashkët që po bëhet nga armata e sistemit shëndetësor, qeveria qëndrore e lokale, shteti, biznesi dhe qytetarët, në luftën kundër Covid-19.

As kolaboracionistët e asaj lufte dikur, nuk është se kanë bërë as më pak e as më shumë, sesa këta të luftës aktuale. Megjithëse nuk e takojnë fizikisht, nuk i kanë shkuar nëpër shtabe, zyra a shtëpi, nuk i janë përbetuar për besnikëri e për ti shërbyer me zell deri në fund ballë për ballë fizikisht si dikur, “de facto” po e bëjnë këtë me të njëjtin pasion dhe devocion.

E çfarë do të bëntë më shumë një kolaboracionist i djeshëm, sesa të mos rreshtohej sot në të njëjtin front unik, kundër armikut të përbashkët që po mer çdo ditë jetë shqiptarësh dhe rrezikon secilin prej nesh e prej familjarëve tanë?

Çfarë do të bënte më shumë një kolaboracionist i djeshëm, sesa të sotmit që nga strofullat e rehatshme të vetkarantinimit shajnë, përçajnë, njollosin, shantazhojnë, përbaltin, tentojnë që të demoralizojnë, të alarmojnë, e të mbjellin terror e panik mbi popullsinë dhe në radhët e “ushtrisë së sotme çlirimtare” të bluzave të bardha dhe të të gjithë atyre që ndodhen në fronin e luftës kundër koronavirusit?

Edhe atëherë edhe sot, qëllimi i kolaboracionsitëve në fund të fundit, ishte dhe është marrja e pushtetit me ndihmën e armikut. Edhe atëherë edhe sot, historia gjithmonë ka rezervuar një vend të posaçëm, për të gjithë ata që nuk ishin në anën e shqiptarëve dhe të njerëzimit në këtë luftë.

Ndonjë mendje racionale duhet ti tregojë që sot këtyre lloj opozitarëve, koshin e historisë, përpara se të përfundojnë aty. Asnjëherë nuk është vonë, për tu bërë pjesë e një fronti të përbashkët kundër së keqes. Ajo kohë është TANI. Një nga mësimet që na ka mësuar historia është se më vonë, do të jetë shumë vonë, për disa!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISËN SOT! Mjekët dhe infermierët shqiptarë në krye të detyrës krah kolëgëve italianë kundër COVID-19
Previous article PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Hanë qepë si të ishte mollë, pinë uthull si ujë! Të infektuarit me Covid-19 nuk shijojnë e nuhasin asgjë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT