• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pas turbullimit, ka filluar kthjellimi!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pas turbullimit, ka filluar kthjellimi!

12 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

Pas “turbullirës” së madhe që krijuan zgjedhjet e 30 Qershorit, në skenën qëndrore të politikës shqiptare, po ndodh ajo që edhe ishte paralajmëruar prej kohësh. Ka nisur kthjellimi i pamjes, për atë që na pret, pas kësaj.

Opozita e re parlamentare po riorganizohet dhe po mer rolin, po luan funksionin dhe po ngjitet dalëngadalë në lartësinë e sfidave të saj reale, brenda sistemit politik të vendit.

Opozita e rrugës ka zbritur më në fund me këmbët në tokë dhe po kupton se as flaka e mandateve, as zjarri i molotovëve, as tymi i shashkave, as rrufetë mediatike dhe as bubullimat e kërcënimeve verbale të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës e Monika Kryemadhit, nuk ta japin dot pushtetin në tavolinë. 

Kur nuk e bën dot Presidentin në zyrën Nr. 1 të shtetit, por tenton që të bësh nëpërmjet saj liderin e opozitës, do të ikësh prej aty që ti hapësh rrugën ligjshmërisë dhe kushtetuteshmërisë së funksionimit të institucioneve. 

Pallati i ri i Drejtësisë ka dalë nga faza e themeleve, duke nisur lartësimin e përditshëm mbi sipërfaqe, nëpërmjet ngritjes me shpejtësi të institucioneve të reja. SPAK dhe BKH, e paralel me to Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë në rrugën e ngritjes dhe kostituimit.

PS bashkë me përmbylljen e procesit të zyrtarizmit dhe marjes së detyrës nga të zgjedhurit e rinj vendorë, ka nisur që ta lexojë me lupë në dorë mesazhin real që i dhanë qytetarët shqiptarë me votën e tyre më 30 Qershor.

Siç shihet, bashkë me qytetarët që kanë nisur pushimet verore apo prenotimin e tyre, e gjithë elita politiko- shoqërore e vendit, është tashmë pjesë e procesit të materializuar në thënien e njohur të Konfucit: “Turbullohu- kthjellohu!” 

Turbullira që tentoi opozita e rrugës, mori fund bashkë me zgjedhjet e 30 Qershorit. Pasi prekën fundin që ia treguan partnerët tanë ndërkombëtarë, tani kanë nisur të futen në një fazë të re, atë të kthjellimit! 

Mediat e kuptuan të parët, ndaj studiot e debateve politike televizive, u mbyllën të gjitha. Duke pranuar në heshtje, humbjen e tyre në një betejë epike.

Shenjë e sigurtë se gjithkush ka nisur që të kuptojë se, asgjë nuk do të jetë më realisht si më parë, në Shqipëri. Ndaj, gjithkush ose do të vrapojë që të kapi “trenin” e fundit të së ardhmes, ose do të mbesi njëherë e përgjithmonë, në stacionin e së shkuarës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JA DOLËM ME GJITHË VËSHTIRËSITË"/ Fatma do t’ju përlot me historinë e familjes (FOTO)
Previous article TALENTI "ÇMEND" EUROPËN/ Tre klubet gjigante futen në garë për yllin brazilian...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT