• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ose do pushtet në tavolinë, ose zgjedhje të parakohshme!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ose do pushtet në tavolinë, ose zgjedhje të parakohshme!

13 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

Opozita shqiptare është ndoshta e vetmja opozitë në botën demokratike, që nuk është gati për të hyrë në zgjedhje të parakoshme, nëse ato do të zhvilloheshin. Më shumë sesa një mundësi reale politike, “zgjedhjet e parakohshme” janë një lakmues ose një test, për të treguar gjendjen e sotme reale të opozitës së rrugës.

Mediat i janë referuar një mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike të zhvilluar me dyer të mbyllura, duke raportuar se “Lulzim Basha u ka thënë të vetëve, se forca e tyre politike nuk është gati që të hyjë në zgjedhje të parakohshme”. Çfarë tregon kjo? Ose e thënë ndryshe: Si duhet ta kuptojmë këtë deklaratë?

Nga pikëpamja organizative, një parti politike apo një koalicion partish, duke i ushqyer prej muajsh e vitesh anëtarët dhe drejtuesit e tyre me idenë e aksionit në rrugë, e cila do ti çonte në rrëzimin e shpejtë të qeverisë dhe në krijimin e një qeverie tranzitore që do ti rikthente sa hap e mbyll sytë në pushtet, i çorganizon strukturat e veta elektoralisht.

Nëse ti u thua gjithë kohës njerëzve të tu se do dalim nga sistemi politik dhe elektoral i vendit, sepse kështu do ta fitojmë më shpejt pushtetin në Tiranë, atëherë strukturat do ta humbin aftësinë për të qenë të organizuara në gjithë territorin e vendit.

Sepse: Ose do ta detyrosh kundërshtarin që të ta dhurojë pushtetin në tavolinë, ose do ta fitosh atë në kutinë e votimit. Ose do ta fitosh pushtetin me “revolucion popullor” që sjell zëvendësimin e elitave, ose do ta fitosh atë me votë. Ose do ta fitosh pushtetin me anë të rrugës së “mosbindje civile” duke e detyruar mazhorancën që të dorëzohet, ose nëpërmjet një gare elektorale. Rrugë të mesme nuk ka.

Pushtetin në tavolinë nuk ta dhuron asnjë mazhorancë dhe qeveri legjitime e dalë nga një proces i rregullt zgjedhor (2017), i çertifikuar dhe i gjithpranuar si brenda dhe jashtë vendit. Ndaj rruga e parë e ndjekur nga opozita ishte thjeshtë një dëshirë iluzive, për të gënjyer veten dhe të vetët.

As “revolucioni” dhe “mosbindja” nuk ndodhin, për aq kohë sa e gjitha çfarë trumbetohet nga lidershipi opozitar, nuk gëzon realisht mbështetjen popullore. Populli nuk ka asnjë lidhje me dëshirat e një elite të frikësuar, për ndëshkimin e pritshëm nga drejtësia e re, për krimet dhe korrupsionin e vet përgjatë 30 viteve në politikë.

Kjo strategji e ndjekur nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi bënë që të shkonin dëm të gjitha energjitë opozitare, të cilat nuk ia dolën që ta pengonin zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Një ditë më pas, në portat e triumfit të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë, kishte mbërritur një opozitë e humbur, e dërrmuar, e shpartalluar, e çorganizuar dhe e demoralizuar.

Lulzim Basha duket i sinqertë kur ka deklaruar, se opozita nuk është e gatshme, për tu futur në zgjedhjet e parakohëshme. Një parti politike presupozohet që të jetë veç të tjerash, një makinë njerëzore që “mbjell” besim dhe i frymëzon qytetarët, për ndryshimin e pushtetit. Ajo është në të njëjtën kohë, edhe një makinë elektorale e gatshme për tu ndezur, që të punojë pa u lodhur në zgjedhje për të korrur pa firo, frutat e aksionit të vet opozitar në kutitë e votimit.

Ndaj, nëse një parti apo një opozitë e kërkon gjithë kohës pushtetin në tavolinë, ajo nuk ka si të jetë e gatshme që të futet në zgjedhje të parakohshme, e ta fitojë pushtetin si në çdo vend tjetër demokratik, ME VOTË! Ky është një nga leksionet më të rëndësishme, që opozita duhet të marë, nga 30 Qershori!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR, TËRMET DHE STUHI/ Çfarë po ndodh me Greqinë?
Previous article TARIFA 100%/ Ja efektet që i ka sjellë Serbisë dhe Bosnjës

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT