• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Lulzim Basha, në sfidë me Edi Ramën apo me veten!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Lulzim Basha, në sfidë me Edi Ramën apo me veten!

26 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Mund të jetë një protestë masive ose normale, mund të jetë e qetë ose “e nevrikosur”, mund të jetë me muzikë të mirë në sfond dhe me fjalime jo edhe aq, mund të jetë me folës motivues ose me ata që mund tu ngjiret zëri, por të gjitha këto nuk kanë asnjë rëndësi përpara thelbit të asaj për të cilën është thirrur të mbahet “27 janari”. Pyetja që shtrohet është, nëse Basha dhe të tjerët rrotull tij, e besojnë vërtetë se do arrijnë realisht ndonjë rezultat konkret politik kundër mazhorancës, me anë të një proteste si kjo? Apo nëpërmjet saj, po mundohen që të motivojnë të vetët dhe të joshin sa më shumë nga kundërshtarët e qeverisë, për të ndihmuar sa më shumë edhe në ringritjen e PD dhe unifikimin e opozitës vetë?

E thënë ndryshe, pyetja më e thjeshtë që i jep përgjigje edhe të parës, është: Lulzim Basha gjatë këtyre katër viteve të mandatit të dytë si kryetar i PD dhe në opozitë, sfidën për tu bërë nesër Kryeministër i Shqipërisë e ka me Edi Ramën, apo me veten? Nëse e ka me Edi Ramën, le ta pranojmë për një moment se edhe mund ta rrëzojë me protesta si kjo e kësaj të shtune. Por, historia ka treguar se në Shqipëri, qeveritë asnjëherë nuk kanë rënë me protesta, por vetëm me votë. E që Lulzim Basha t’ia dali për ta mundur PS me votë në 2021, të gjithë duhet ta kuptojnë se deri atëherë, përpara se ta ketë me Edi ramën ai sfidën e ka me veten.

Sfida e parë dhe kryesore e tij, është që të ngjitet fillimisht në lartësinë e të qënit Kryetari real i Partisë Demokratike.

Sfidën e dytë, e ka që të ngrihet në lartësinë e të qënit lideri i padiksutueshëm i opozitës shqiptare.

E për të arritur deri në atë lartësi, që e bën më pas të shkojë drejt mundësisë së fitores së zgjedhjeve dhe realizimit të ëndrrës për të qenë pasaardhësi i Edi Ramës në krye të qeverisë së Shqipërisë, kuptohet që Lulzim Basha ka edhe shumë beteja të tjera përpara për të bërë.

E para, ai duhet të ketë gati e të detajuar projektin e tij strategjik politik dhe programin alternativ qeverisës për nesër. Realizimi i të cilave nis nga analiza e thellë duke e parë të vërtën në sy, pa ju fshehur dhe pa e justifikuar humbjen katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit të kaluar, kur mori 31 manadate deputetësh më pak se Edi Rama dhe PS. Në këto kushte i duhet të zgjedhi nëse do ti rikthejë në PD ato që nxori nga lista e kandidimit për deputet, ose “revolucionin” e ndryshimit të thellë për të bërë PD e re, nga e Berishës në të Bashës, do ta çojë deri në fund duke e përfunduar në të gjitha nivelet e saj, të shtrirë në mënyrë kapilare kudo edhe në terren.

E bashkë me ketë, duke ndërmarrë aksione pas aksionesh politike opozitare, me kauza, platforma alternativa dhe luftra morale, të cilat do ta mësojnë atë që të gdhendë në dinamikë, portretin e udhëheqësit të ardhshëm të Shqipërisë. Duke përcjellë besim tek njerëzit, duke krijuar frymë, duke ngjizur idenë e domosdoshmërisë së rrotacionit politik me votë, e kështu hap pas hapi, duke e udhëhequr PD dhe opozitën, drejt fitores së pashmangshme. Dikush duhet ta mësojë se vetëm shtyrja e kohës, duke pritur që të kalojnë 8 vitet në opozitë, me idenë se pushteti një ditë “kur të piqen kushtet” do ti bjeri vetë mbi prehër, nuk është një projekt politik.

Nisja e menjëhershme e punë për reformën e re elektorale, opozitarizmi konstruktiv për realizimin e reformës në drejtësi, betejat e forta parlamentare, mediatike dhe me njerëzit kudo ato janë bashkë me hallet e tyre dhe bashkëpunimi me mazhorancën për çështjen e integrimit europian, janë disa nga elementët e tjerë, që rrisin besimin e qytetarë dhe ndërkombëtarëve tek lidershipi i Lulzim Bashës. Relaksimi i klimës demokratike në vend, rrit besimin e investitorëve duke nxitur kapitalin vendas dhe të huaj, që të investojnë gjithnjë e më shumë duke hapur edhe vende të reja pune, e duke rritur standardin social ekonomik të qytetarëve.

Përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë përmes pengesave në pistën e “sllallomit gjigand” që të çon drejt derës së zyrës së Kryeministrit, Lulzim Bashës do i duhet që të bashkojë veç të vetëve brenda përbrenda shtëpisë, edhe të gjitha partitë dhe faktorët e tjerë opozitarë. Fitoret e vogla të betejave të përditëshme që çojnë në zhvlerësimin e aksioneve politike të mazhorancës, bën gjithnjë e më shumë qytetarë që të besojnë se Lulzim Basha e fitoi sfidën me veten. E duke e fituar këtë, ai e ka të fituar jo vetëm sfidën me Edi Ramën dhe me kohën, por edhe me skepticizmin e shqiptarëve ndaj tij.

Vetëm 6 muaj më pare, ishin ata që e ndëshkuan me votë PD-në e tij, si rrallëherë në historinë e saj 27 vjeçare, duke I dhënë 31 mandate më pas se PS. Le ta konsiderojmë protestën e 27 janarit, thjeshtë si startin e ri të një sfide të re dhe më të vështirën për Lulzim Bashën. Sfidën me veten. A e bën dot? Kjo është çështja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhensila qenka bërë nuse për shtëpi, ja ç'ka gatuar këngëtarja për mysafirët
Previous article Oriola Marashi është vërtet seksi, por nuk keni parë ende motrën e saj (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT