• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kultura opozitare e emrave të përveçëm!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kultura opozitare e emrave të përveçëm!

1 November, 2018 Redaktor1 OP-ED

Kultura e të bërit opozitë në Shqipëri, ka marë trajtën e re, të një sistemi të vjetër. Nuk është fjala thjeshtë dhe vetëm për opozitën politike, partitë, grupimet, aktorët dhe faktorët pranë tyre. Këtë trajtë, këtë formë, këtë frymë dhe këtë qasje e ka marë e gjitha ajo masë publike që kundërshton apo nuk është dakord me mazhorancën dhe qeverinë, e që përbëhet edhe nga mediat, qytetarët, grupet e interesit dhe kushdo tjetër që për njëmijë e një arësye, shfaq rezistencën e saj të zëshme, ndaj mënyrës si udhëhiqet vendi.

Të bërit opozitë sot në Shqipëri, nuk është më as një qasje në emër të vlerave. As në emër të ideve. As në emër të luftës së më të mirës, ndaj më së keqes. As në emër të luftës ndaj së keqes më të vogël, nëpërmjet një të mire pak më të madhe. As në emër të një alternative më të mirë, ndaj një pak më të keqe ose shumë më të keqe. As në emër të një programi a platforme më të mirë, ndaj një tjetre që nuk ekziston. As në emër të një stategjie apo mendimi ndryshe, që është shpërfaqur por që nuk po meret parasysh ose po injorohet.

Jo. Asnjëra nga këto nuk duket se po ndodh!

Mjafton që për këtë të shohësh se si pëlcasin mërzitshëm ekranet e së enjetes mbrëma, apo edhe të parnatshme. Mjafton që të shohësh konferencat e shtypit të politikës, apo të dëgjosh bisedën e tavolinës ngjitur në cilëndo kafe të zakonshme, apo restorant të qendrës a periferisë që të ulesh. Mjafton që të dëgjosh komshiun në ashensor, apo taksistin në trafik. Të dëgjosh atë që ke përballë, apo edhe veten shpeshherë, tek rreket të mendojë me zë të lartë, në formën e një bisede me të tjerë.

Kjo kultura jonë opozitare, nuk është as një mënyrë e re e të bërit opozitë. Eshtë thjeshtë një opozitë e re. Eshtë opozita e emrave. Eshtë opozita e emrave të përveçëm. Eshtë opozita ndaj emerave të përveçëm të politikës, në mazhorancë apo në opozitë qofshin ato. Eshtë opozita ndaj emrave të përveçëm të biznesit, të cilët janë zakonisht aq më në fokus, sa më të suksesshëm që të jenë. Eshtë opozita ndaj emrave të përveçëm të botës akademike, të botuesve, të gazetarëve, të sportit, të artit, të kulturës dhe ndaj kujtdo tjetër që i del emri sadopak nga masa e stërmadhe e atyre që nuk njihen ende publikisht, me emër dhe mbiemër të përveçëm.

Kjo lloj qasje e shoqërisë shqiptare, nuk ka lidhje ndoshta as me atë thënien e njohur të Eleanor Roosevelt se “mëndjet e mëdha diskutojnë për idetë, mëndjet mesatare diskutojnë për ngjarjet, mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit”. Kjo lloj qasje ndoshta nuk ka lidhje as me faktin se nëse bota është një fshat i madh global, e Shqipëria është thjeshtë një fis i këtij fshati. Kjo qasje ndoshta nuk ka lidhje, as prirjen popullore që ndodh jo vetëm tek shqiptarët, as vetëm tek ballkanasit apo mesdhetarët, se bari i komshiut na duket gjithmonë pak më jeshil se yni.

Kjo qasja jonë besoj ka lidhje me kulturën që elita e vjetër politike e këtij vendi, injektoi edhe në demokraci, në atë që dinte të bënte më mirë sistemi komunist: Për tu marë me biografitë e gjithësecilit dhe guri i hedhur prej saj lart, tani ka nisur që ti bie gjithnjë e më fort, mbi kokën e vet. Në këto kushte, qytetari të gjykon si emër të përveçëm dhe jo si përfaqësues të interesave të tij.

Kjo qasje besoj se ka lidhje me faktin se kur drejtësia e një vendi, nuk bënte drejtësi por shihte vetëm se kush hidhte çfarë, në njërën anë të peshores, për të vendosur më pas se ku do ta vendoste gurin në anën tjetër, atëherë qytetari të gjykon si emër i përveçëm dhe jo si sistem.

Kjo qasje jona besoj se ka lidhje edhe me faktin se kur një administratë nuk i shërben individit, por vetëm interesave të ngushta të vetvetes që e sheh zyrën e publikes, si pronë private, atëherë qytetari të gjykon si emër i përveçëm dhe jo si shtet.

Ndaj, ne sot si shoqëri në vend të ideve, gjykojmë individët. Në vend të ngjarjeve, gjykojmë emrat e përveçëm. Në vend të njerëzve, gjykojmë Shqipërinë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PADËGJUAR MË PARË/ Hapet "Muzeu i Ushqimeve të Shpifura" (FOTO)
Previous article FJALIMI/ Trump: Gjithmonë mundohet të thotë të vërtetën. Unë PËRPIQEM...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT