• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ku janë sot idhtarët opozitarë të listave të hapura?
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ku janë sot idhtarët opozitarë të listave të hapura?

10 July, 2020 Redaktor1 OP-ED

Pak orë përpara nisjes së punës së tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Presidenti i Republikës Ilir Meta u bëri apel partive politike në maj të këtij viti, që të hapin listat zgjedhore. Nëse futesh në google dhe kërkon deklaratat e viteve, muajve e deri pak javëve më parë nga partitë e djathta opozitare, do të gjesh pafund rreth kërkesës së tyre të pandërprerë për hapjen e listave zgjedhore.

Që në janarin e 2016 e deri më sot, një nga kushtet e partive të djathta ka qenë (citoj fjalë për fjalë): “Konkurimi me lista të hapura do të garantonte garën dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues nga vota e drejtpërdrejtë e zgjedhësve shqiptare dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike”.

E për të ardhur deri në dhjetorin e 2019, kur dhjetra aktivistë dhe grupe të shoqërisë civile, me mbështetjen edhe të ambasadës gjermane në Tiranë, u mblodhën sëbashku me përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare dhe kërkuan që në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike të konkurojnë me lista të hapura kandidatësh për deputetë.

E kur tani Partia Socialiste për shkak edhe të një kërkese masive popullore, siç del në të gjitha sondazhet e zhvilluara, mbështet listat e hapura, të gjithë ata që deri dje e kanë kërkuar me aq ngulm kanë heshtur. Nuk flet më për këtë, as Kryetari i Shtetit. As Kryetarët e Partive politike të “Aleancës së Bashkuar” të Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Por, as shoqëria civile e cila e kishte këtë çështje prej vitesh, kuazën e vet kryesore publike.

Pse heshtin sot të gjithë idhtarët opozitarë të listave të hapura? Ku janë fshehur ata? Pse nuk dalin të paktën në respekt të vetes që të pranojnë në mos mbështetjen, faktin se përse ndryshuan me 180 gradë qëndrimin e tyre për këtë çështje që e kanë konsideruar deri dje, kyç për zgjedhjet e ardhshme dhe për demokratizimin e jetës politike të vendit?

Përgjigja është fare e thjeshtë. Sepse të gjithë nuk e kanë dashur. Nuk e duan. Dhe nuk kanë për ta dashur kurrë. Sepse listat e hapura, nuk mund të pranohen nga partitë e mbyllura. Listat e hapura, nuk mund të pranohen nga ata liderë politikë që vetëm shtiren përballë qytetarëve të vet dhe opinionit publik. Sepse listat e hapura janë për politikanët me mendje të hapur, që janë gati të hapin edhe selitë e partive të tyre për njerëz të rinj, për ide të reja, për konkurecën e lirë përballë votës së qytetarëve shqiptarë.

I vetmi që ka dalë publikisht dhe e ka kundërshtuar, ndër të gjithë opozitarët që deri dje e kanë kërkuar me ngulm hapjen e listave, ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. E ka thënë hapur, qartë, troç, prerë dhe me gojën plot: Është kundër hapjes së listave të kandidatëve për deputetë. “Arsyet e mos arsyes së arsyeve” që ka gjetur për këtë, kanë qenë nga më qesharaket. Thjeshtë dhe vetëm për të fshehur, të vërtetën e thjeshtë, se përse nuk e do hapjen e listave.

Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave të kandidatëve të vet për deputetë, sepse e gjitha çfarë ai trumbeton si një proces demokratik sipas parimit “një anëtar një votë” për përzgjedhjen e tyre brenda Partisë Demokratike, është vetëm një farsë. Sepse tek listat e deputetëve, tek përcaktimi i tyre me firmën e tij, fillon dhe mbaron pushteti i Lulzim Bashës brenda partisë. Nëse listat hapen, ai nuk e ka më as këtë pushtet, sepse ai i kalon popullit.

Lulzim Basha nuk do jo vetëm hapjen e listave, por ai nuk do as ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe siç u pa edhe nga marrëveshja e arritur më 5 qershor për reformën e re zgjedhore, nuk don as depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit. Pse? Sepse përmes militantëve të tij në procesin e votimit dhe numërimit, kërkon që të marë votat e aleatëve të vegjël të cilët nuk kanë komisionerë në këtë proces, siç ka ndodhur në zgjedhjet e ardhëshme. Duke i rënë kontrolli mbi listën dhe mbi votat e partive të vogla aleate, Lulzim Basha nuk do ketë nesër, as këtë pushtet artificial që ka sot.

Kjo është e vërteta e thjeshtë por e hidhur e një loje aspak dinjitoze, që liderët e opozitës kanë luajtur deri dje me kërkesën e tyre shumëvjeçare, për hapjen e listave, për koalicionet parazgjedhore dhe depolitizimin e komisioneve të votimit e numërimit, në shkelje edhe të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

Sot kjo lojë mori fund. Maskat kanë rënë. E gjithkush mund të shohi në dritë të diellit, se ku janë fshehur idhtarët e deridjeshëm të listave të hapura, për zgjedhjet e 2021!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INJORON BARCELONËN/ Zidane: Shoh ndeshje për qejf
Previous article "BËJ SI THEM UNË, MOS BËJ SI BËJ UNË"/ Mbrëmë Meta festoi në lokalin plot me njerëz, ndërsa sot bën apel për ruajtje distance

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT