• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Hileja antikushtetuese e Metës dhe pse zgjedhjet do bëhen më 30 Qershor!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Hileja antikushtetuese e Metës dhe pse zgjedhjet do bëhen më 30 Qershor!

24 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk zhgënjeu askënd me deklaratën e tij ku “shprehu gadishmërinë institucionale, të rishikojë Dekretin për caktimin e zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre”. Nuk zhgënjeu as PS e cila e ka shumë të qartë pozicionin e tij në këtë histori. Por, nuk zhgënjeu sidomos “Opozitën e Bashkuar”, së cilës i duhej kjo deklaratë si të mbyturit bombula e oksigjenit, vetëm pak orë përpara mitingut të tyre të radhës në Tiranë.

Për të justifikuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale, Meta iu referua kopetencës që sipas tij buron nga shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës. Në të thuhet: Presidenti “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”. Këtë datë ai e ka caktuar që në 5 nëntor 2018, me dekret Nr. 10928 që është në fuqi. Në nenin 1 të tij, thuhet:  Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.

Nga ana tjetër, Presidenti tha se ndryshimin e datës së zgjedhjeve, do ta bënte “në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”. Ky vullnet duhet të shprehet në tryezën e dialogut, kur palët të ulen pa kushte. Lidershipi i opozitës jashtparlamentare, e ka refuzuar sistematikisht prej muajsh, dorën e shtrirë të Kryeministrit Rama, për dialog. Edhe koha për këtë mundësi është duke skaduar, pasi sipas detyrimit ligjor, PS nis zyrtarisht fushatën elektorale më 31 maj.

Schwarz Schilling që ka ndërmjetësuar në 2010 dialogun mes Ramës e Berishës, tha për “Deutsche Welle” se “opozita nuk ka dëshirë të pajtohet, por thjeshtë po përpiqet që të rrëzojë qeverinë”. Ai kritikoi Bashën dhe ish- Kryeministrin Berisha për parrullat që përdorin, të cilat janë siç i quan ai, revolucionare. Ai tha se shumë përfaqësues të qeverisë gjemrane, “e vlerësojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij”.

Në këto kushte, konteksti politik i deklaratës së Presidentit Meta, i afirmuar hapur si palë me opozitën jashtparlamentare, është shumë i qartë. Pyetja është se ku qëndron hileja dhe pse tentativa e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve, është antikushtetuese?

Së pari, në Nenin 8 të Kodit Zgjedhor, thuhet: “Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit, brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”. Siç shihet, nga mbi 100 ditë hapësirë ligjore, Meta zgjodhi të dekretojë ashtu si “rastësisht”(?!) pikërisht ditën e fundit të këtij afati, 30 Qershorin.

Së dyti, hapi i Presidentit është antikushtetues, sepse në nenin 109/1 të Kushtetutës, thuhet: “Organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat, të cilët zgjidhen çdo 4 vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë”. Këto organe përfaqësuese janë betuar, në javën e parë të korrikut të vitit 2015 dhe u përfundon mandati pas 4 vitesh, në fillim të korrikut 2019. Shtyrja e zgjedhjeve do linte qytetarët shqiptarë pa asnjë shërbim, të paktën për disa muaj me radhë.

Së treti, duke qenë se periudha tjetër zgjedhore që përcakton Kodi Elektoral pas 30 Qershorit, është ajo mes 15 shtatorit dhe 30 nëntorit, atëherë çdo shtyrje qoftë edhe me 24 orë e datës së zgjedhjeve, do të ishte automatikisht zgjatje mandatesh për përfaqësuesit e qeverisjes vendore, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Nëse z. Meta do ta hidhte këtë hap, qoftë edhe “në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”, kjo shkelje sapo të rifillonte punë Gjykata Kushtetutese të cilën ai e ka aq shumë merak këto kohë, do të çonte në shkarkimin e tij si President i Republikës.

Kjo situatë në të cilën ndodhet Ilir Meta sot, është e ngjashme me atë të vargjeve të poetit, kur i drejtohet të dashurës: Ti më lutesh që ta lë cigaren!/ Por bashkë me cigaren,/ do të lë edhe ty./ A ta lë cigaren? Për analogji, Ilir Meta thotë që ta ndryshojë ditën e zgjedhjeve. Por ditën që do e firmoste këtë Dekret, automatikisht do të shkarkohej si President i Republikës. A ta ndryshojmë datën e zgjedhjeve?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI I PUSEVE TË NAFTËS NË SHPIRAG/ Kryeministri Rama: Lajm fantastik për ekonominë
Previous article SOTIR QIRIAQI ZHVILLOI MARATONËN E 157-TË NË KARRIERË/ Presidenti Meta nderon: Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT