• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Gusht, pa gunë… politike!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Gusht, pa gunë… politike!

21 August, 2018 Redaktor1 OP-ED

Shprehja e vjetër që ka rritur brezat në Shqipëri, “gusht e gunë” ndoshta nuk ka më asnjë kuptim për një brez të ri, që po rritet në epokën e ngrohjes globale. E që ka dëgjuar e po mëson aq shumë teori për “efektin serë”, shkrirjen e akullnajave, për katastrofat e mëdha natyrore, të cilat gjatë muajit gusht shoqërohen në shumë vende, me zjarret masive e herë herë, apokaliptikë.

Gushtit të këtij viti, përveçse i mungon “guna” për shkak të mosrënies së temperaturave dhe mosftohjes së papritur të motit që provokojnë shirat që bien për një kohë të shkurtër por të rrëmbyer, i mungon edhe diçka tjetër. Këtij gushti i mungon “guna” politike. I mungon ajo shkëndijë që do të ndizte për një temë apo për një çështje, e që ia del të shndërrohet në një debat real, rreth një teme apo kazusi real. E cila nga ana tjetër, do të çonte natyrshëm më pas, tek një përlasje reale, nga ato që të kujtojnë debatet e stinëve të tjera më të freskëta a më të ftohta, të vitit.

Edhe kur ka patur kërcënime për shtatorin e përplasjeve të mëdha, ato janë bërë nga politikanë që kanë qenë nëpër plazhe, duke shijuar për shtatë palë qejfe ca pushime “të merituara”. Madje po ti hedhës një sy deklaratave, e të kesh mundësi nga ana tjetër që të dish me saktësi vendodhjen e autorëve të tyre, me siguri do të mësoni një gjë që ndoshta nuk e di shumëkush: Sa më larg nga Shqipëria dhe sa më ekzotike e luksoze kanë qenë duke i bërë pushimet, aq “më të forta” i kanë bërë deklaratat për revolucionet dhe “bam” e “bum”-et e mëdha që na presin në shtator.

Pse ndodh kjo? Eshtë fare e thjeshtë për tu shpjeguar.

Së pari, është në natyrën e liderëve shqiptarë, e sidomos e aktorëve opozitarë, që duke bërë deklarata “të forta” të na demonstrojnë se janë në “krye të detyrës”.

Së dyti, është në natyrën e politikanëve “hileqarë” që gjithnjë kërkojnë që ti ekspozojnë ndjekësve të tyre, atë që besojnë se ata duan të dëgjojnë prej tyre.

Së treti, në një vend ku kultura e të bërit opozitë dhe politikë, është gjuha e fortë dhe e forcës, nëpërmjet këtyre lloj deklaratave, besohet se i mbajnë përkrahësit dhe mbështetësit e tyre të karikuar dhe me shpresë se ja, edhe pak. Sa të iki vera dhe qeveria do bie, e ne do rikthehemi…etj, etj.

Duke u thënë kështu tani në verë për në vjeshtë a dimër, këto deklarata janë e kundërta edhe e filozofisë që përçojnë vargjet aq të njohura të Nolit, kur thotë se “pas një dimrit vjen një verë, që do shihemi njëherë…”.

Pavarësisht të gjitha këtyre, e sigurtë është që ky gusht nuk solli dot as gunë reale nga pikëpamja e motit dhe sigurisht, as “gunë” politike nga ana e opozitës. Shtatori do të vijë, si gjithë shtatorët e tjerë. Si një muaj i rëndësishëm… Për ata që rifillojnë punën, shkollën, biznesin dhe që i rikthehen rutinës së jetës së përditëshme. Por jo për politikën. Liderëve të së cilës, me gjithë atë “bronzim” që kanë marë e po marin këto ditë të gushtit, do u duhen javë e muaj që tu dalë, e tu zbardhet. Për të rifilluar që të mendojnë më pas, edhe për “revolucione” dhe “bam e bum”-e të reja, të mëdha apo të vogla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ata që mbajnë syze janë më inteligjentë
Previous article ARRESTOHET PRIFTI/ Shkak ishte mallkimi që u bëri bandës së hajdutëve të qytetit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT