• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Çfarë fsheh MIRAZHI i opozitës për 30 Qershorin!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Çfarë fsheh MIRAZHI i opozitës për 30 Qershorin!

18 July, 2019 Redaktor1 OP-ED

Sa më shumë kohë që do të kalojë nga 30 Qershori, aq më shumë shqiptarët do ta kuptojnë se pamja që u ekspozua si kauza e vërtetë e opozitës, në të vërtetë ishte thjeshtë një mirazh. Eshtë kjo arësyeja se përse vetëm tani, po bien një e nga një, të gjitha ato që artikuloheshin si “kushtet e saj të panegociueshme”. E do të vijojë kështu edhe në të ardhmen, derisa të dali në dritë të diellit, e vërteta e plotë që fshihet pas gjithë kësaj loje të madhe politike.

Po çfarë është mirazhi? Shpjegimin e kësaj dukurie në formën e një iluzioni optik, e ka dhënë shkenctari Ilgi Uhesh. Ndonjëherë gjatë verës nën diellin përvëlues, të duket sikur shikon larg në rrugë, njolla uji që pasqyrojnë qiellin. Në fakt uji në rrugë nuk ekziston, pasi kemi të bëjmë thjeshtë me pamje të pavërteta, që i detyrohen nxehtësisë. Uji i liqenit pasqyron rrezet e dritës dhe jep shëmbëllimin e përmbysur të bimëve që rriten në brigjet e tij.

Mirazhi i një qyteti fantazëm që u shfaq në Kinë, pak kohë më parë, bëri që pamjet e filmuara të bënin xhiron e botës. Ngjarja ndodhi pas shirave të rrëmbyeshëm dhe kushteve atmosferike me shumë lagështirë, përgjatë lumit Ksinan në qytetin Huan Shan të Kinës Lindore. Fillimisht u besua se ishte shfaqja e papritur e një qytetërimi të humbur, por më pas gjithshka u zhduk dhe u kuptua se ajo që kishin parë, ishte thjeshtë një mirazh.

Për analogji, edhe në skenën politike shqiptare pretendimet e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve, për të dalë nga Parlamenti, për të dalë nga sistemi politik dhe për të mos u futur në zgjedhje, thjeshtë nuk kishin baza reale. Sikundër edhe pretendimet e saj për mungesën e legjitimitetit të zgjedhjeve të 2017, të Parlamentit dhe qeverisë së Edi Ramës të dalë prej tyre. E gjitha ishte thjeshtë një mirazh propogandistik.

Edhe pretendimet për mungesën e garancive në zgjedhje, për standardet elektorale, për betejën pa kompromis për votën e lirë, luftën për Shqipërinë si gjithë Europa, për lirinë dhe për demokracinë, mungesën e fjalës së lire, pretendimet për zgjedhjet moniste e deri tek gjoja frikërat për diktaturën e mazhorancës dhe narkoshtetit të socialistëve, ishin thjeshtë pjesë e përpjekjeve për të plotësuar tablonë e madhe të mirazhit propogandistik të opozitës së rrugës.

E vërteta është se prapa gjithë kësaj qëndron Sali Berisha, si lideri real, i vetëm e i plotfuqishëm i opozitës. Sëbashku me “kukullat” e kësaj shfaqje; Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk e duan reformën në drejtësi, ndaj kërkojnë që ta zhbëjnë me çdo kusht e me çdo çmim atë. Nga momenti që e humbën konktrollin e tyre të plotë politik mbi drejtësinë e vjetër, nuk i zë më gjumi, ndaj i shpallën luftë pa kompromis drejtësisë së re.

Zgjidhjen kërkuan që ta gjenin tek 30 Qershori. Donin që ta mernin peng atë, për ta detyruar mazhorancën dhe ndërkombëtarët, që të negocionin me ta një pazar. Historia e këtyre 30 viteve na ka mësuar se çdo marrëveshje politike në këto kushte, shoqërohet gjithmonë me një amnisti të gjerë politike, për të gjithë mëkatarët e krimeve dhe korrupsionit qeveritar e politik që janë frikësuar nga ngritja e SPAK dhe BKH.

Kur nuk ia dolën dot qëllimit nëpërmjet mirazhit të tyre propogandistik, të krijuar përmes mediave, rrjeteve sociale, protestave dhe diskurit politik, tani pas 30 Qershorit, po kërkojnë një pazar publik. E tha Ilir Meta sot. E ka thënë Sali Berisha pas 30 Qershorit. E tha Monika Kryemadhi kur pranoi se mund të shkojë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër. E ekspozoi Lulzim Basha kur nuk ishte në një mendje me LSI, për 13 tetorin.

Mirazhin e asaj që u ekspozua nga opozita e rrugës, e kanë parë tashmë të gjithë, deri më 30 Qershor. Pas kësaj jeni duke prekur “me dorë” çdo ditë, pamjen e vërtetë të asaj që fshihej pas këtij mirazhi. Deri tani është ekspozuar në dritë të diellit, vetëm maja e këtij ajsbergu të errët. Por prisni, prisni. Se nuk keni parë gjë akoma…!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Ja si do të jetë projekti i "Parkut Rinia"
Previous article KUKËSI-DEBRECEN/ Gafa e Frashërit, hungarezët shënojnë me portën e boshatisur (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT