• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALEKSANDRI I MADH”DEL” NË PROTESTË/ Grekët e nxjerrin kundër Maqedonisë
Home
Rajon

ALEKSANDRI I MADH”DEL” NË PROTESTË/ Grekët e nxjerrin kundër Maqedonisë

20 January, 2019 k.autor Rajon

Protestuesit u përleshën me policinë në Athinë pasi mijëra vetë kishin dalë në sheshin para Parlamentit për të protestuar marrëveshjen e arritur me Maqedoninë për emrin.

Demonstruesit hodhën gurë, flakadanë dhe bomba artizanale ndaj policisë, që iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Disa prej tyre mbanin në duar edhe një banderolë me Aleksandrin e Madh, të cilin grekët e konsiderojnë helen, ndërsa maqedonasit paraardhësin e tyre.

Të hënën, parlamenti pritet të nisë diskutimet mbi marrëveshjen e Prespës, sipas së cilës Republika e Maqedonisë ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut. Parlamenti maqedonas e ratifikoi më parë atë, ndërsa në Greqi shkaktoi pakënaqësi, duke sjellë edhe largimin e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias dhe atij të Brendshëm Panos Kamenos.

Protestuesit janë kundër marrëveshjes, pasi nuk duan që fqinji verior të përdorë emrin e krahinës së Maqedonisë, pjesë e territorit grek. Por edhe pse organizatorët pretendonin të mblidhnin në shesh mbi 600 000 vetë, sipas policisë turma nuk kishte më shumë se 60 000.

Mes figurave publike që folën para njerëzve ishin ish-kryeministri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, një pjesëtar i komunitetit të murgjve në malin Athos dhe pjesëtarë të komunitetit greko-amerikan.

Ndërkaq, në veri të Greqisë, fermerët kanë bllokuar autostradën që të çon në kufirin maqedonas në solidaritet me protestuesit që ndodhen në kryeqytet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LSI SËRISH "PROBLEMATIKE"/ Trafikanti, Roni i Shijakut dhe vëllezërit Hajri përkrah Metës në mitingjet e partisë (FOTOT)
Previous article PEDOFILI QË SHOKOI ELBASANIN DY VITE MË PARË/ Vdes në burg. Dyshohet...

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT