Televizioni Klan do të jetë tashmë edhe në Maqedoni.
Aleksandër Frangaj që prej ditës së enjte ka në pronësi edhe një tjetër televizion në Shkup.
Sipas ‘TV Klan’, në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, kompania Klan nënshkroi blerjen 100 % të aksioneve të televizionit kombëtar ‘Art Channel’ në Maqedoni.
“Ajo që unë mund t’ju them në këtë ditë të parë të firmosjes është një premtim shumë i shkurtër; Art Channel në Maqedoni do të jetë si televizioni Klan në Shqipëri.
Kam besim jo vetëm në investimet tona, por kam besim edhe në kualitetet e stafit të këtushëm të gazetarëve, të krijuesve dhe do të punojmë që shumë shpejt të jetë televizioni më i ndjekur në Maqedoni, jo vetëm ndër shipfolësit, por më i ndjekur edhe ndër të gjithë televizionit e këtij vendi.
Përvoja nuk na mungon, mundësitë e investimeve nuk na mungojnë, kualitetet gazetareske në Maqedoni besoj nuk mungojnë, besoj se do t’ia arrijmë këtij qëllimi.
Shpresoj që në harkun e një viti të jemi televizioni më i ndjekur”, u shpreh Frangaj.