• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Aleati i Bashës/ Shehi: Ne me LSI-në na lidh vetëm lufta kundër Ramës, asgjë tjetër
Home
Shqipëri

Aleati i Bashës/ Shehi: Ne me LSI-në na lidh vetëm lufta kundër Ramës, asgjë tjetër

8 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Aleatët e Lulzim Bashës e shohim me skepticizëm bashkëpunimin PD-LSI.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh se kjo aleancë e nisur si një bashkëpunim kundër Edi Ramës, duhet të jetë e përkohshme pasi sipas tij, LSI asnjë përputhshmëri me objektivat dhe interesat e PD për përfaqësimin e të djathtës.

FJALA E SHEHIT

“Kemi dhënë gjykimin tonë, që aleanca është me ne, ne që hymë në zgjedhje si opozitar. Janë të mirëpritur në këtë aleancë të re kundër Ramës edhe LSI-së. Madje jo vetëm LSI, por edhe të tjerë.

Mirëpo strategjia e bllokut opozitar kalon përtej një aleance të përkohshme.

PD ka një mision që është historik, rivendosja e shtetit shqiptar, lufta kundër korrupsionit, rikthimi i të djathtës në pushtet, këto janë tezat afatgjata.

LSI nuk përputhet me tezat e të djathtës dhe të PD-së. Mund ta ndihmojë, por kjo është afatgjatë për PD-në.

Është në dorë të PD që ta gjykojë pozicionin e vet.Unë gjykoj, por edhe kolegë të tjerë, se PD dhe LSI janë dy bashkësi që priten, ka edhe një delta-zonë, dhe kjo është interesi për të rrëzuar Edi Ramën.

Vetëm kjo është.

PD nuk ka thjesht detyrë të zëvendësojë apo alternojë pushtetin, që të ikë Rama dhe të vijë Basha, s’është kjo detyra e PD, është shumë më e madhe. Ne e gjykojmë si një forcë e cila mund të kontribuojë për rrëzimin e Ramës, por jo për objektiva të tjera. Ndarja e pushtetit është e dorës së dytë, por PD ka një mision historik të qendrës së djathtë, ndërsa LSI nuk ka ndonjë rol këtu”, u shpreh Shehi.

Referuar takimit të Bashës me aleatët e djathtë, Shehi tha se kushti i të vegjëlve për demokratin është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Shehi tha se është diskutuar për aksionet e ardhshme politike përfshirë edhe protestën e ardhshme e paralajmëruar për në fund të janarit.

Por ajo që kanë kërkuar aleatët, tha Shehi ka qenë ndërhyrja në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimi i sistemit” si kusht ky i aleatëve të djathtë për Bashën.

Shehi tha gjithashtu se “aleatët e djathtë kërkuan në takimin me Bashën edhe ndryshimin e hartës administrative“.

“Duhet një ligj i ri zgjedhor dhe një ndarje e re administrative“, tha Shehi.

Duke u ndalur te protesta e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në fund të janarit, Shehu tha se nuk do të jetë e dhunshme, por opozita duhet të bindë sa më shumë shqiptarë që t’i bashkohen këtij tubimi.

“Ne presim që protestat të ndikojnë te shqiptarët, të mblidhen sa më shumë njerëz që ta kuptojnë se kanë rënë në duar të horrave. Do t’i bindim shqiptarët që kanë rënë në dorë të horrave. Ky është një impakt shumë i madh për mua. Nuk është e thënë se të gjithë do dalin në demonstratë, disa do shohin televizor, dikush ka fëmijën në punë, në polici, mësues, mjek, infermiere. Frika është e madhe. Do t’i tregojmë shqiptarëve se ku ka degjenuar Shqipëria. Ky është impakti. S’kemi ndërmend të djegim institucionet dhe as të dëmtojmë Shqipërinë“, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Enca SHPËRTHEN keq ndaj fansave: Kjo s’mund të jetë dashuri! (FOTO)
Previous article Aleatët e PD “kërcënojnë” Bashën: Ndryshim sistemi zgjedhor ose largohemi!

g.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT